Korçë Fier
Java e Madhe në Fier u ka-
rakterizua nga veprimtari të
shumta. Çdo ditë gjatë saj be-
simtarët mbushnin kishën nga
mëngjesi dhe deri në orët e vo-
na të mbrëmjes. Veçanërisht të
shumtë ishin njerëzit në pro-
cesionin e të premtes së Ma
dhe, kur shumë prej tyre e
kishin kaluar natën në Kishë.
Korteu me mijëra vetë kaloi
nëpër rrugët e qytetit bashkë
me ikonat dhe Epitafin, duke
u rritur vazhdimisht e duke
marrë një pamje madhështore.
Në ato çaste të gjithë përjeto-
nin shpresë, besim e dashuri.
Të shtunën në mesnatë, u
kremtua Ngjallja, fitorja e je-
tës mbi vdekjen, fitorja e dritës
mbi errësirën. Në oborrin e
Kishës, të mbushur plot e për-
plot, u lexua Mesazhi i Pa-
shkës i Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit tonë, Anastasit.
Në Kishën e Shën Gjergjit të
qytetit, Shërbesa e Ngjalljes u
krye nga At Ilia Bita, dhiakon
Nikolla Mandro, psalt Nikolla
Millona, të shoqëruar shumë
bukur nga kori i seminaristë-
ve; në Patos, në Kishën Ngritja
e Kryqit të Nderuar, nga At
Konstandin Doko, me psalt
Thoma Luzi; në Kishën e Shën
Gjergjit të Libofshës nga At
Rafail Redhi dhe dhiakon Dhi-
mitër Redhi; në Kishën e Shën
Kollit të Vanarit u krye nga At
Ilia Zaka; në Kishën kushtuar
Hyjlindëses në Ndërnenas nga
At Aristir Ziu; në Kishën e
Trinisë së Shenjtë në Seman
nga At Elazar Çullhaj; në Ki-
shën e Fjetjes së Hyjlindëses
në Pojan nga At Sokrat Lako;
Në Kishën e të Tërëshenjtës
Mari në Sheqishtë nga At Gori
Ndreko; në Kishën e Shën
Spiridhonit në Marinëz nga At
Sokrat Lako etj.
Të dielën e zbukuronte
pranvera, por edhe më shumë
dritë i jepte Ngjallja. Përfaqë-
sues të pushteti lokal, partive,
shoqatave etj., erdhën në Ki-
shën e Shën Gjergjit në Fier,
për t’iu uruar Pashkën besim-
tarëve orthodhoksë.
Gjithashtu, me rastin e
Pashkëve, ditën e hënë, në
teatrin “Bylis” të Fierit, u
organizua një koncert shumë i
bukur.