Përmet
Gjithë javën e Madhe qyteti
ishte në festë. Të dy kishat e
tij, “Shën e Premtja” dhe Shën
Kolli” ishin vazhdimisht plot
me besimtarë. Të Premten e
Zezë qindra e qindra vetë
morën pjesë në nxjerrjen e
Epitafit në rrugët e qytetit nga
të dy kishat, të drejtuar nga At
Athans Qerimi dhe At Vasil
Thomallari.
Të shtunën të gjithë prisnin
me padurim mesnatën dhe jo
vetëm ortodhoksët, për të ma-
rrë pjesë të veshur me rrobat
më të mira dhe llambadha në
duar në Shërbesën e Ngjalljes.
Që më përpara ishin marrë të
gjitha masat për ndriçimin e
mjediseve të jashtme të ki
shave dhe vendosjen e altopa-
shme. Aty u zhvilluan biseda
të ngrohta dhe u sollën kujti
me për festa të tilla nga e kalu-
ara për respektin midis besi-
meve fetare në qytetin tonë, si
dhe për figurën plot reputation
që gëzon Kryepiskopi Anastas
në të gjithë Shqipërinë dhe në
mbarë botën.
rlantëve. Gjatë shërbesës pri-
ftërinjtë lexuan edhe Mesazhin
e Pashkës së Kryepiskopit
Anastas dhe shpërndanë tek
besimtarët “Dritën që nuk pe-
rëndon”. Në fund të Liturgjisë
Hyjnore të gjithë uronin
“Krishti u Ngjall!” dhe “Gëzuar
Pashkën”, ndërsa fëmijët, mes
haresë së përgjithshme, çukis-
nin me njëri-tjetrin vezët e ku
qe.
Të gjitha Shërbesat e She-
njta u kryen edhe në qytetin e
Këlcyrës, gjatë gjithë javës,
nga At Romano Tralua, ndërsa
të hënën, sipas traditës, qindra
besimtarë morën pjesë në me-
shimin që u bë në Kishën “Li-
ndja e Hyjlindëses.
Simo Tyto