EmailFacebookKontakt

Festim madhështor dhe me bukuri të veçantë i Pashkës – Korçë

Festim madhështor dhe me bukuri të veçantë i Pashkës
Korçë Fier
Pashka erdhi në qytetin e
kulturës, por edhe qendër e be-
simit orthodhoks, mes një
gëzimi të papërshkruar e të pa-
kufishëm. Disa javë më parë u
ngrit komisioni, i cili mori për-
sipër të ndiqte nga afër të gji-
tha veprimtaritë. Në sajë të
sponsorizuesve të ndryshëm u
zbukuruan kishat, të cilat u
ndriçuan si për festë. Kryqi u
lartësua dhe ndriçonte në pi-
kat më të larta. Edhe Bashkia
ndihmoi në ndriçimin e gjithë
qytetit etj.
Kulmin dhe madhështinë
Java e Madhe e arriti ditën e
të Premtes së Ze^ë. Në orën
19.00, pas shërbesës tradi-
cionale në të gjitha kishat, me
mijëra vetë mbushën sheshin
përpara katedrales “Ngjallja e
Krishtit”, në qendër të qytetit.
Një lumë i madh njerëzish me
epitafet në duar u drejtua prej
kishave të Profitit Ilia, Me-
tamorfozës së Shpëtimtarit
(Shën Sotirit), Katedrales Bu-
rimi Jetëdhënës, Shën Thana­
sit,Hyjlindëses Mari dhe Kat ­
edrales “Ngjallja e Krishtit”,
për në qendrën e qytetit, ku u
bë takimi traditional i kësaj
dite. Të shoqëruar nga banda
e qytetit, ky lumë i madh nje-
rëzish eci përgjatë bulevardit
“Gjergj Kastrioti” dhe në pikë-
prerjen e dy shetitoreve, që qu-

het “Lëndina e Lotëve” dhe
pastaj u kthyen për në kishat
përkatëse. Kurrë ndonjëherë
Korça nuk kishte parë kaq
shumë njerëz të mbledhur së
bashku.
Edhe të shtunën në darkë
mijëra e mijëra besimtarë iu
drejtuan kishave, sipas eno­
rive. As shin që binte me rrë-
mbim nuk i pengoi ata të që-
ndronin orë të tëra brenda ki­
shave dhe në sheshet përreth
tyre, për të pritur Ngjalljen e
Krishtit, të Atij që u bë njeri
dhe që me kryqëzimin e Vet,
mori mbi supet mëkatet tona.
Pas përshëndetjes së Kryepi-
skopit të Tiranës dhe të gjithë
Shqipërisë, Prof.Dr.Anastasit,
u dëgjua thirrja “Krishti u
Ngjall”. Lotë gëzimi rodhën
nga sytë e besimtarëve, qirinjtë
u ndezën dhe u dëgjuan përpla-
sjet e vezëve të kuqe, shoqëru-
ar me urimin “Krishti u ngj all!”
Dita e dielë u gdhi e bukur.
Dita me diell sikur i shkonte
përshtat Pashkës. Me dhjetëra
e qindra besimtarë u drejtuan
për të uruar Pashkët në Mi-
tropolinë e Dioqezës sonë. Mi­
dis tyre erdhën klerikët e feve
të tjera, deputetë, Prefekti,
Kryetari i Këshillit të Rrethit
dhe Kryetari i Bashkisë, për-
faqësuesit e të gjitha partive
politike dhe shoqatave të ndry-

Në orën 17.00 mbas dite në
sallën e Kinoteatrit Çajupi,
disa qindra qytetarë ndoqën
koncertin Festiv “Erdhi Pa­
shka”. Ky koncert, me libret të
Vangjush Simakut dhe regji të
Sotiraq Cilit edhe njëherë
shpalosi vlerat e qytetit tonë
në traditat shumë të hershme
të besimit orthodhoks, sidomos
në drejtim të ringjalljes së mu-
zikës kishtare bizantine. Vlen
të përmendet këtu puna e mirë
e mjeshtrave të koreve të ki­
shave të Profitit Ilia dhe Buri-
mit Jetëdhënës, të drejtuar
nga Jorgaq Nano (Artist i me-
rituar) e Dhimitër Kondakçi,
kori i fëmijëve të kishës Aru-
mune të Metamorfozës, dre­
jtuar nga Kristaq Sholla dhe
kori dhe orkestra e harqeve të
fëmijëve të shkollës së muzikës
Tefta Tashko Koço, drejtuar
nga mësuesja e apasionuar
Mira Maçka.
Thoma Piluri
Vangjel Simahu