EmailFacebookKontakt

Mjeku pranë jush – Hipertensioni (Morbus Hypertonicus)

Mjeku pranë jush
Me hipertension arterial
kuptohet një ngritje e presionit të
gjakut mbi vlerat normale; si për
presionin sistolik (tensioni i
maclh), ashtu edhe për presionin
diastolik (tensioni^i vogël). Pre-
sioni i gjakut( tensioni), varet nga
forca e punës së zemrës dhe nga
rezistenca që h^s rrjedhja e gjakut
në enët e tij periferike.
Përcaktimi i vlerave normale
të presionit arterial është një pro­
blem që vazhdon të diskutohet
gjerësisht edhe në ditët tona. Mbi
të janë bërë studime në vende të
ndryshme të botës dhe OMS-i COr-
ganizata Botërore e Shëndetit),
përcakton disa vlera mesatare
normale. Kështu, në varësi të
moshës, për personat me moshë
20-60 vjeç vlerat normale duhet
të jenë 100-140 mm/Hg, për pre­
sionin sistolik (të madh) dhe 60-
100 mm/Hg, për presionin dia­
stolik (të’ vogël). Këto vlera nuk
janë flkse dhe duhen vlerësuam
sipas individit, moshës, seksit,
emocioneve, mjedisit të jashtëm,
temperaturës etj.
Rritja e presionit arterial mund
të jetë primar, kur etiologjia nuk
është e përcaktuar mirë dhe quhet
hipertension esencial ose sëmu-
ndje hipertonike. Ai mund të jetë
edhe shenjë ose pasojë e një sërë
sëmundjesh, si të veshkave, gje-
ndrave endokrine, sistçmit ka-
rdiovaskular, të gjakut, nervore
etj. dhe në këtë rast flitet për hi­
pertension sekondar ose dytësor.
Sipas statistikave të fundit, në
90-94 për qind të rasteve hiper­
tensioni arterial (ΗΤΑ) është
esencial, primar dhe në 6-10 për
qind është sekondar. Në vendet e
zhvilluara HTA është sëmundje
mjaft ë shpeshtë dhe një nga
shkaqet kryesore të kompli-
kacioneve kardiake, cerebrale re-
Hipertensioni
(Morbus Hypertonicus)
nale etj. Sa më i lartë të jetë
presioni arterial aq më shumë jep
komplikacione. Sipas të dhënave
të literaturës, vdekshmëria tek
burrat është më e lartë se tek
gratë.
Matja e presionit arterial
duhet të bëhet në një mjedis të
qetë, me ngrohtësi mesatare. Pre-
fërohet të matet ulur dhe pastaj
në këmbë, pas 10-15 minutash të
qëndrimit në qetësi, kur pacienti
të mos ketë pirë kafë dhe duhan.
Në vizitën e parë duhet të matet
në të dy duart. Normalisht, në
dorën e djathtë presioni duhet të
jetë më i lartë se në dorën e majtë.
Diapazoni i lejueshëm është 30-
40 mm/Hg. Si përfundim, hiperte-
nsionit arterial nuk duhet të nxi-
rret me një matje të vetme, por
duhet të matet disa herë radhazi.
Pas një sforcimi fizik ose psikik
në fillim ai ngrihet dhe pastaj
bëhet i qëndrueshëm.
Etiologjia ose origjina e HTA-
së (sëmundjes hipertonike) është
ende e papërcaktuar, por me-
ndohet se janë disa faktorë që e
favorizojnë:
1. Faktorët neurogjenë
Këtu hyjnë streset nervore të
forta dhe të shpeshta, dhimbja,
frika, emocionet, klimaksi, ko-
ntuzionetdhe komocionet e trurit
etj.
2. Trashëgimia
Eshtë provuar bindshëm, se
psh. nga e njëjta familje mund të
gjenden shumë pjesëtarë me ΗΤΑ.
Kjo vihet re edhe në binjakët ose
tek fëmijët me prindër që vuajnë
nga hipertensioni.
3. Mosha dhe seksi
Hipertensioni ndeshet në
moshën mbi 40 vjeç, por jo rrallë
vihet re edhe tek të rinjtë. HTA
takohet me të njëjtën shpeshtësi
në dy sekset, por mbi 60 vjeç është
më i shpeshtë tek gratë.
4. Profesioni
Hipertensioni diagnostikohet
më shpesh tek ata që merren me
punë mendore intensive ose tek
ata që janë nën efektin e va-
zhduëshëm të streseve (për
shembull shoferët, mjekët e
urgjencës, kardiologët kirurgë,
artistët etj.), dhe më rrallë tek
puntorët e krahut.
5. Ushqimi.
Tek rritja e tensionit ndikon
ushqimi i pasur me kripra (jone
Na), si edhe ato të pasura me ko-
lesterinë, sepse këto të fundit të
çojnë në arteriosklerozë, që është
bashkëudhëtare e HTA. Rëndësi
ka të mënjanohen edhe duhani,
alkooli, kripërat e plumbit etj.
Ecuria klinike
Hipertensioni është sëmundje
me evolucion të zgjatur, që varet
nga niveli i HTA dhe dëmtimet
organike.
Evolucioni ndahet në tre stade:
1. Rritje e moderuar e TA, pa
dëmtime të zemrës.
2. Rritje e qëndrueshme e TA,
ku maksimali mund të arrijë deri
në 200 dhe ai minimal 120,
shoqëruar me hipertrofi të
ventrikulit të majtë dhe spazmat
e arterieve.
3. Shoqërohet me ndryshime
organike edhe të pakthyeshme të
zemrës, trurit, syrit, veshkave etj.
Shenjat e jashtme
Ndryshojnë nga një i sëmurë
tek tjetri. Ka njerëz që ankojnë
dhimbje koke prapa mbi qafë
(rajoni oksipital), natën dhe ndaj
të gdhirë, zhurmë në vesh,
errësim ose miza para syrit,
pagjumësi, rrahje zemre, dhimbje
zemre, të dridhura, vështirësi në
frymëmarrje, të vjella, marrje
mendsh etj.
Gjatë sëmundjes mund të ketë
kriza hipertensive, që kanë
shfaqje akute dhe mund të japin
komplikime të rënda, si infarkt
miokardi, hemoragji cerebrale,
trompozë, insuficiencë renale etj.
Çdo të sëmuri që vuan nga
hipertensioni arterial duhet t’i
bëhen këto analiza: radiografi e
zemrës, EKG, ECO, analizat e
kolesterolit, triglicerinat, glice-
mia, azotemia.
Mjekimi 1
Eshtë individual dhe sipas
stadeve. Sot është një arsenal i
madh medikamentesh, duke
filluar nga:
– Beta-bllokuesit ‘(propanolol,
atenolol, transicor )
– Diuretikët (lasixi, hydro-
clortiaziti, triamteren, spiro-
lakton, aldakton etj.
Aldometi, antogarnistet e
calciumit, adalat (josoptina,
altinzem) etj.
Katapresani, hidralazina,
nepresoli, enolaprili, uniprili,
kaptoprili etj.
Kur hipertensioni është
sekondar mjekohet sëmundja që
e shkakton.
Parandalimi i shfaqjes
Për këtë, kushti kryesor është
zbulimi sa më parë i sëmundjes
dhe mjekimi i saj korrekt. Kujdes
të veçantë duhet treguar tek të
sëmurët me anamnezë familjare.
Duhet të evitohen streset, të
bëhet gjumë i rregullt dhe i qetë,
të mënjanohet kripa, duhani,
alkooli, yndyrnat etj. Duhet të
evitohen mjediset me zhurma.
Vazhdimisht këshillohen shëtitjet
në ajër të pastër, ecje të për-
ditshme dhe fiskulturë mjekësore.
Duhet të dihet nga të gjithë se
HTA është sëmundje e zgjatur, që
ndoshta të shoqëron gjatë jetës
dhe i sëmuri duhet të marrë
mjekim të përditshëm, sepse të
gjithë medikamentet eliminohen
nga organizmi pas 24 orëve dhe
kështu, organizmi mbetet i
pambrojtur.
Margarita Kostaqi
Kardiologe në qendrën
shëndetësore të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, pranë Kishës së
Shën Gjergjit, në Kavajë