EmailFacebookKontakt

“Me Kryepiskopin orthodhoksia shqiptare ka njohur vetëm përparim”

“Me Kryepiskopin orthodhoksia shqiptare ka njohur vetëm përparim”
Sa herë që Sejfi Protopa­
pa vjen ne Shqipëri kryen
“vepra bamirësie” veçanë-
risht ne problemet e ecuri-
së së orthodhoksisë shqip­
tare. Gazeta Republika
është gjithmonë e gat-
shme të publikojë… Ajo i
ka krijuar komoditet të
plotë për të shprehur
“shqetësimet e tij” prej
pseudoeksperti te ortho-
dhoksisë shqipëtare.
Por, Kisha jonë Ortho­
dhokse, me të gjithë be-
simtarët e saj të panu-
mërt, ka autoritetin e saj
të padiskutueshëm, ka
forcën e besimit dhe të
mendimit, për të vendosur
vetë për mënyrën e orga-
nizimit dhe të drejtimit të
saj. Ajo është në gjëndje të
vlerësojë njerëzit e saj, të
krahasojë të sotmen me të
djeshmen dhe të parashi-
kojë të ardhmen.

Shumë gjëra janë nga-
tërruar qëllimisht në in-
tervistën ekskluzive të S.
Protopapës. Ai gabon rë-
ndë duke filluar me kupti-
min e adhurimit të Ortho-
dhoksisë për Perëndinë e
deri në vlerësime për hie-
rarki të veçanta të Kishës
sonë. Përse shqetësohet
kaq shumë S. Protopapa
për vendin e kryehierar-
kut te Kishës sonë, Fortlu-
mturisë së Tij Kryepe-
shkopit Anastas?
Me Dr. Prof. Anastasin
orthodhoksia shqiptare ka
njohur vetëm përparim.
Hirësia e Tij Anastasi,
me vullnet Perëndie, me
përkushtim, me guxim,
duke përballuar të gjitha
sfidat e ndryshme, me pu-
në, ngriti nga gërmadhat
Kishen Orthodhokse Au­
toqefale te Shqipërisë të
shkatërruar krejtësisht.

Anastas është njohës i
disa gjuhëve dhe shqipja
po futet gradualisht në
këtë arsenal të pasur.
Por, mbi të gjitha gjuhët,
është një gjuhë mbarëbo-
tërore, që e kuptojnë të
tërë, është gjuha e Perë-
ndisë që i afron me zemër
të gjithë orthodhoksët
shqiptarë me Kryepe-
shkopin Anastas, që e
duan dhe e nderojnë pa
masë duke parë tek ai ve-
tëm njeriun e Perëndisë,
pa dallim kombi.
Personaliteti i Tij e rrit
dita-ditës emrin e Kishës
Orthodhokse Autoqefale
te Shqipërisë. Prandaj z.
Protopapa, nëse nuk sbeh
e s’kupton ç’ndodh, le të
heshtë më mirë…
Intelektualë
Orthodhokse të
Durrësit
Durrës, më 11.04.1998