Intelektuialët orthodhoksë përgjigjen
“Do Vi zgjidhim vetë
problemet e Kishës sonë”
Ne, intelektualët dhe
besimtarët orthodhoksë të
mbledhur sot, më 8.04.98
në Kishën e Shën Thoma-
it, dënojmë edhe njëherë
me force qëndrimin përça-
rës ndaj KOASH, të Sejfi
Protopapës paraqitur në
intervistën dhënë z.G.
Shella për gazetën “Repu
blika”, në datat 4 dhe 5
prill ‘98.
I intervistuari gjatë kë-
tyre 7 vjetëve të fundit ka
ndërhyrë me dashakeqësi
me dhjetëra herë në punët
e brendshme të Kishës Or
thodhokse të Shqipërisë,
ndonëse vetë ështe i besi
mit mysliman dhe jeton
prej mëse gjysmë shekulli
në SHBA. Orthodhoksët e
qytetit të Beratit, prej nga
e ka origjinën z. Sejfi, por
dhe ata të qyteteve të tje
ra të vendit tonë, u kanë
dhënë përgjigjen e meritu-
ar synimeve të tija përça-
rëse për Kishën shqiptare.
Me dhjetëra herë në ga-
zetën “Ngjallja”, si dhe në
organe të tjera të shtypit
shqiptar kemi sqaruar se
Theofan Koja nuk është
veçse Arjan Koja, i cili
bashkë me N. Markun,
uzurpuesin e paligjshëm
të Kishës së Shën Marisë
të Elbasanit (me ndihmën
e njerëzve të paguar nga
Sejfi Protopapa), janë të
dy ish studentë të përja-
shtuar për motive të dobë-
ta nga seminari teologjik-
orthodhoks i Durrësit.
Si ka mundësi, pra, të
dorëzohet peshkop Arjan
Koja, i cili me Petrit Bido
shin, para 5 vjetëve, ka te-
ntuar në emër të të ashtu-
quajturit Komitet fanta-
zëm për “Mbrojtjen e
Autoqefalisë” të organizo-
jë një takim me besimta-
rët orthodhoksë beratas
në kishën e Shën Spiri-
dhonit, duke hedhur baltë
mbi figurën madhore të
Fortlumturisë së Tij Imzot
Anastasit, Kryepiskopit të
Tiranës dhe gjithë Shqipë-
risë. Kujtojmë, se shpresë-
tarët orthodhoksë beratas
hodhën poshtë me argu-
menta bindës të gjitha in-
sinuatat e tyre të fëlliqu-
ra, duke i detyruar të la
rgohen nga Berati pa më
të voglin dinjitet.
S.Protopapa në intervi-
stën në fjalë tani shpreh
konsideratën e lartë për
veprimtarinë e Kryepisko
pit Anastas në Shqipëri,
duke propozuar qëndri-
min e tij të përhershëm në
atdheun tonë. Ç’mëtamor-
fozë? Ai është i detyruar
të bëjë një pohim të tillë,
sepse Imzot Anastasi, me
qëndrimin e tij dinjitoz
dhe me sakrificat e panu-
mërta që ka bërë për rio-
rganizimin dhe konsoli-
dimin e KOASH, ka fituar
simpatinë e besimin jo ve-
tëm të orthodhoksëve, por
dhe të atyre që dikur e qu-
anin si armikun e vet.
Fjalët e mira të Proto-
papës për Imzot Anasta
sin tingëllojnë fallco dhe
janë hipokrite, sepse po në
të njëjtin shkrim ai pro-
pozon të dorëzohet pe
shkop një njeri i padenjë,
siç është Arjan Koja.
Qëllimi përfundimtar i
Sejfi Protopapës është ai
i fillimit: – të krijojë çarje
në radhët e Kishës Ortho
dhokse të Shqipërisë…
Intelektualët
orthodhoksë të qytetit
të Beratit