EmailFacebookKontakt

Kambanari plak

këmbët e vjetra, i gjithi është i ronitur, sytë
i janë dobësuar… Është koha që plaku të
prehet, por perëndia e ka harruar. Ka va-
rrosur djemtë, ka varrosur nipërit, ka sho-
qëruar për në atë botë të vjetër e të rinj, ku­
rse vetë është akoma gjallë. E rëndë! Shumë
herë, as vetë nuk e mban mënd, ka pritur
orën e caktuar këtu, në këtë këmbanare.
Dhe ja, edhe këtë radhë plaku pret.
Plaku u ngjit në këmbanore dhe u mbë-
shtet te parmakët. Poshtë, rreth kishës du-
ken varret e fshatit. Kryqet e vjetër, me kra-
hë të hapur duket sikur u bëjnë roje varre-
ve. Aty-këtu janë përkulur mbi ta mështe-
knat e zhveshura… Andej, nga poshtë i vi-
nte Miheiçit era e mirë e sythave të rinj dhe
pikëllimi i gjumit të qetë dhe të përje-
tshëm.
Çfarë do ndodhë me të pas një
viti? Do të ngjitet vallë përsëri kë-
tu në majë të kambanares, po-
shtë kambanës prej tunxhi,
që me oshëtimën e saj të
zgjojë natën e dremitur,
apo do të jetë shtrirë, ja
atje në qoshen e errët të
varrezave, poshtë një kryqi?
Një zot e di.. .Ai është i gatshëm
dhe tani është vullneti i Perëndisë,
që edhe një hcrë ta presë festën.
“Lavdi Perëndisë!”, shqiptojnë buzët e pla-
kura shprehjen e zakonshme dhe Miheiçi
ngre kokën e shikon lartë dritat e milionave
yjeve të zjarrtë dhe bën kryq…
I del përpara e kaluara e largët… I ku-
jtohet kur për herë të parë ai me të jatin u
ngjit në këtë kambanare… O perëndi, sa
kohë kanë kaluar… dhe sa afër ka ndo-
dhur!… Ai e shikon veten fëmijë flokëve-
rdhë, sy të i shndrisin, era, një erë e veçantë,
që lart mbi tokë rreh pa zhurmë krahët e
saj, i shpupurit flokët. Poshtë, larg venë e
vijnë njerëz të vegjël, dhe shtëpitë gjitha-
shtu të vogla, edhe pyHi u largua tutje, edhe
lëndina e rrumbullakët ku është ndërtuar
fshati i duket e madhe, pothuaj e pamatë.
– Dhe ja, ajo e gjitha! – Buzëqesh plaku i
thinjur duke shikuar lëndinën e vogël.
Kështu është edhe jeta… Kur je i ri, ajo s’ka
as anë as fund… por ja ajo e gjitha si në pë-
llëmbë të dorës, që nga fillimi e deri te ai
varri atje te qoshja që ti i ke vënë synë…
Dhe lavdi ty, o Zot! Është koha të shkoj të
prehem. E kam kaluar me nder këtë rrugë
të rëndë. Tani le të më.tresë toka nënë. Ve-
tëm shpejt, sa më shpejt!…
Më duket se erdhi koha. Miheiçi shikoi
edhe një here yjet, hoqi kapelen, bëri kryq
dhe mori në dorë litarët e kambanave… Pas
një minute ajri i natës u drodh nga oshëtima
e goditjes. Tjetri, i treti, i katërti… njëri pas
tjetrit ato prishën dremitjen e lehtë të natës
së festës duke u shpërndarë të pushtetshëm
e melodikë.
Tingëllimi pushoi. Në kishë filloi
shërbesa. Në vitet e mëparshme Miheiçi
zbriste poshtë, zinte një vend te qoshja ku
falej e dëgjonte lutjet. Këtë radhë nuk zbriti.
E ka të vështirë të zbresë poshtë, pastaj
ndjeu edhe një farë këputje. U ul në stol
dhe, duke dëgjuar oshëtimën, që qetëso-
hej ra në të thella. Përse me-
ndohej vallë? Edhe vetë
mezi mund tzi përgji-
gjej kësaj pyetjeje…
K a m b a n a r j a
ndriçohej do-
bët nga fe-
neri i tij.
Kam-
4
shin heshtur
qenë zhytur në
errësirë. Që poshtë
mba-
n a t, q ë
sapo ki-
nga kisha,
kohë pas ko-
he, si zhurmë e
lehtë arrinte të kë-
nduarit, e bashkë me
të edhe era e natës, që
lëvizte litarët e lidhur
te zemra e hekurt e
kambanave.
… E gjithë kjo ka ka-
luar, ka mbetur mbra-
pa… kurse tani gjithë
bota e tij është këtu, në
kambanare, ku oshë-
tin era në errësirë, du­
ke tundur litarët e ka­
mbanave… “Le t’ju
gjykojë Perëndia, Ai
qoftë gjykatës” pë-
shpërit plaku dhe ul
kokën e thinjur, kurse
faqeve të zhubrosura i rrjedhin pa u ndjerë
lotët…
– Miheiç, o Miheiç!.. Ç’po bën, apo të
ka zënë gjumi? thërrasin nga poshtë.
– Çfarë? – përgjigjet plaku dhe çohet me
rrëmbim. – O Perëndi! Me të vërtetë dre-
mita? S’më ka ndodhur kurrë një turp i ti-
llë!… Miheiçi me dorën e stërvitur kap lita-
rët. Poshtë si milingonat lëvizin muzhikët.
Ata i vijnë rrotull kishës dhe gjer te Miheiçi
arrijnë thirrjet e gëzuara: “Krishti u ngjall
së vdekuri…”. Dhe kjo thirrje si valë u dha
edhe në zemrën e plakut. lu duk Miheiçit
se qirinjtë prej dylli më qartë e ndriçuan
errësirën, dhe më fortë u mallëngjye turma
dhe më fortë u valavitën pëlhurat e qëndi-
sura me fije ari me figurat e shenjtoreve dhe
era që u zgjua i rrëmbeu valët e tingujve,
me forcë, i ngriti ato lart, duke i bërë më të
fortë e më madhështorë…
Asnjëherë si tani s’i ka rënë kambanës
plaku Miheiç. Duket sikur zëmra e tij e vje-
tër, e mbushur plot e përplot, kaloi te kam-
banat metalike – tingujt që këndojnë, dri-
dhen, qeshin e qajnë, gërshetohen në një
varg të mrekullueshëm dhe ngrihen lart,
deri tc yjet e qiellit…
Një bas i fortë përhapi tone zetëronjëse
e të fuqishme, mbushi qiellin dhe tokën:
“Krishti u ngjall!” Kurse dy zëra të lartë të
vegjëlish, që nxitojnë të mos mbeten mbra-
pa, u gërshetuan me të rriturit, dhe gëzue-
shëm këndonin pas tyre: “Krishti u ngjall”
…Dhe zemra e plakut rrahu për jetën e
mbushur plot andralla e ofendime… E ha-
rroi që jeta për të është e kufizuar në këtë
lartësi të trishtuar dhe të ngushtë, që ai në
këtë botë është fillikat si një trung i vjetër i
dërrmuar nga koha e keqe… Ai dëgjon se
si këta tinguj këndojnë dhe qajnë, flu-
turojnë në qiellin e lartë dhe bien në tokën
e varfër dhe i duket se është i rrethuar nga
djemtë e nipërit, që të përzier ne njc kor, i
këndojnë atij për lumturi e gëzim, të cilat
ai nuk i ka njohur në jetën e tij… Dhe tërheq
litarin kambanari plak, dhe lotët i rrjedhin,
dhe zemra i rreh fort nga vegimi i ki­
rn turisë…
Poshtë njerëzit dëgjonin e i thonin njëri-
tjetrit, se plaku Miheiç asnjëherë nuk u ka
rënë kambanave kaq mrekullisht… Por, pa-
pritur kambana e madhe u drodh e pave-
ndosur dhe heshti… Tingujt e tjerë, të
turpëruar nga heshtja e papritur u këputën
edhe ata, si për të dëgjuar oshëtimën e gjatë
e të trishtuar, e cila dridhet, e derdhet, e
qan, duke u shuar ngadalë…
Kambanari plak i pamundur u ul në stol
dhe dy lotët e fundit avash avash po i
zbresin faqeve të venitura.
Dëgjoni, dërgoni një zëvendës. Ka­
mbanari plak ndërroi jetë…
i
<