edhe krimit,
larg gënjeshtrës,
dhe mashtrimit.
Macja loz me
miun,
se e ka përpara,
kështu me njeriun
loz edhe paraja.
Si fjalët që thuhen
e mbeten pa kuptim
si ditët që nxitojnë
e mbeten pa kujtim.
Larg marrosjes
dëshirimit,
larg të ligës
– përfitimit.
Vazhdon kjo lojë
oh ç’loj’ e ndyrë
ja shëmton njeriut
shpirt edhe fytyrë.
Si jetët që shuhen
e mbeten në harrim
një fat të tillë kurrë
mos paç ti shpirti im.
Ti o shpirt
që jetën do,
bëj të tuat
gjithëkëto!<
Ku e ka vallë
fundin,
kjo loj’ e zezë
që pas na ndjek
edhe në varrezë?
At Stavri Çipi
falja nuk mjafton. Me ndryshimin e rre-
thanave, nën trysninë e faktorëve destabili-