Genocidi komunist mbetet një nga dramat
sociale më të dhimbshme në historinë e po-
pullit tonë Jo vetëm nga numri shumë i madh
i viktimave në raport me numrin e popullsisë,
por edhe për faktin se nuk ishte vepër barbare
e pushtuesve të huaj, por e vetë shqiptarëve
kundër shqiptarëve. Richard Wyrbrand, në
librin e tij me titull “Fytyra tjetër e Karl Ma
rksit”, tregon se Lenini kishte shkruar, se “e-
dhe sikur të ishte e nevojshme të sakriflko-
heshin 9/10 e popullsisë të Rusisë, nuk do të
tërhiqeshim para kësaj sakrifice… gënjeshtra
nuk është vetëm një mjet që lejohet të
përdoret, por është mjeti më i sprovuar i luftës
bollshevike.” (L’Autre face de Karl Marx, 7-
eme Edition, Mediaspaul, Paris 1990).
Këtë direktivë kriminale të Leninit, ko-
munistët shqiptarë e zbatuan me zellin e te-
pruar të neofitëve, duke përdorur në shkallë
të gjerë dhe pa skrupull gënjeshtrën dhe te-
rroron. Ky ishte binomi i frikshëm i genocidit
komunist. Po përmendim dy raste, nga më ti-
piket: Në një kishë katolike të Shkodrës, gjatë
natës, organet e Sigurimit futën fshehurazi
një arsenal të tërë me armë dhe municione,
për të vërtetuar të nesërmen me bujë se kleri
katolik, të cilin ata e quanin spiun i Vatikanit,
po përgatiste një kryengritje të armatosur ku-
ndër pushtetit popullor. Pasojat^ihen: dë-
nime me pushkatim, me burgim të përje-
tshëm, internime. Më vonë, në oborrin e Am-
basadës Sovjetike në Tiranë, këto organe ho-
dhën një bombë gjatë natës për të ndërmarrë
të nesërmen një valë të gjerë arrestimesh, si-
pas listave të pregatitura që më parë. Bomba
ishte thjesht një gënjeshtër për të pastruar
mbetjet e klasave të përmbysura dhe ele-
mentëve kundërshtarë të komunizmit. Ge
nocidi komunist përfshiu shtresa të gjera të
popullatës, mbolli vdekjen, mjerimin dhe zinë.
Burgjet u mbushën plot dhe një numër i madh
familjesh u internuan dhe u dëbuan nga vend-
banimet e tyre.
2. Revansh apo paqe sociale
Për fatin e madh të njerëzimit, regjimit
komunist i erdhi fundi dhe në Shqipëri, si ku
do në vendet e tjera komuniste, triumfoi liria
dhe demokracia. Të gjithë ata që mbijetuan
në burgjet dhe kampet e internimit, u kthyen
të lirë në vendet e tyre, ndonëse shumica pa
shtëpi dhe mjete jetese. Në shpirtin e tyre të
brengosur mbizotëronte edhe ndjenja e egër
e hakmarrjes. Këtë ndjenjë e ngacmonte dhe
e acaronte fakti, se përditë ndesheshin në rru-
gë dhe në mjediset publike me ish-perse-
kutorët e tyre: policë, gardianë, oficerë të
Sigurimit dhe agjentët e tyre, hetues, proku-
rorë dhe gjykatës, që i kishin trajtuar më keq
se kafshët. Prandaj, pas triumfit të demo-
kracisë, shoqëria shqiptare ndodhej në udhë-
kryq, para dilemës: Revansh apo paqe sociale?
Përplasja dukej e paevitueshme, por kjo
do ishte mjerimi ynë. Këtë herë një luftë e re
klasash, e frymëzuar nga vuajtjet e tmerr-
shme në burgje dhe kampe, nga pushkatimet
e njerëzve të dashur dhe të shtrenjtë, do ta
trondiste thellë dhe do ta përçante shoqërinë,
e cila pas genocidit kishte nevojë për t’u rimë-
këmbur moralisht, për qetësi dhe paqe për të
ndërtuar jetën e re demokratike. Prandaj,
idea e paqes sociale u përkrah nga të gjitha
partitë politike, shoqatat dhe, gradualisht, u
shndërrua në një lëvizje e thirrje, që pati një
jehonë të gjerë në opinionin publik. Tehu i
kësaj lëvizjeje u drejtua kundër atyre që ki
shin programuar dhe organizuar genocidin
komunist. Në këtë mënyrë, Shqipëria ishte
çliruar nga ankthi i revanshit, që e shtrëngo-
nte në fyt.
3. Kisha dhe paqja sociale
Me problemin e paqes sociale është pre-
okupuar edhe Kisha. Një pjesë e të perseku-
tuarvejanë besimtarë të saj dhe ajo ka qenë
dhe është që të mbyllet kjo plagë e madhe
shoqërore, që në shpirtin e besimtarëve të ve-
ndoset paqja shpirtërore, për t’iu përkushtuar
në paqe jetës fetare. Idea bazë e pajtimit so
cial u bë Falja. Urrejtja dhe hakmarrja du-
heshin zëvendësuar me ndjenjën e dashurisë,
e cila është në gjendje të falë. Në moralin e
Kishës, dashuria është themeli i patundur i
harmonisë sociale, dashuri pa kushte dhe ku-
fl, që u ofrohet të gjithëve, si miqve dhe armi-
qve, si atyre që na duan dhe na bëjnë mirë,
ashtu dhe atyre që nuk na duan, që na bëjnë
keq. Në lutjen madhore të Kishës “Ati ynë që
je në Qiell”, thuhet midis të tjerave: “… dhe
falna fajet tona, sikundër dhe ne ua falim
fajtorëve tanë…” Prandaj ishte krejt e
natyrshme që Kisha ta mbështeste fuqimisht
idenë e faljes, si themel të paqes sociale.
Por, a mjafton vetëm falja, që paqja sociale
të jetë e qëndrueshme dhe e pakthyeshme?
Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, Prof.Dr. Anastasi, në prediki-
met e tij, ka theksuar dhe thekson se vetëm
£arg urrejtjes Paraja Një fat të tillë
Larg urrejtjes,
zues, të brendshëm dhe të jashtëm, falja vë-
rtetohet e brishtë, duke mos mundur t’i bëjë
ballë vëllavrasjes. Kjo gjë u vu re më së miri
gjatë ngjarjeve dramatike që tronditën vendin
në pranverën e vitit 1997, kur turmat e revo-
Ituara nga humbja e parave në firmat pira-
midale, thyen depot e ushtrisë, rrëmbyen ar-
mët dhe, në banda ose veçmas, u hodhën në
veprimtari kriminale; vranë, dogjën, pla-
çkitën, shkatërruan; një mënxyrë e vërtetë ko-
mbëtare, që kishte për motiv hakmarrjen,
larje hesapesh të vjetra ose thjesht kusarinë.
Pra, instiktet destruktive, siç janë ai i ha
kmarrjes dhe i gjakmarrjes, që, të shtypur nga
faktorët politikë, shoqërorë dhe moralë, që
promovuan faljen, u strukën në subkoshiencë,
të favorizuar nga anarshia dhe trazirat, nxorë
përsëri krye të egërsuar, me pasoja të
kobshme për popullin dhe vendin.
Prandaj, Kryepiskopi ka theksuar se falja
nuk mjafton, por duhet njëkohësisht edhe të
harrojmë, të fshijmë nga kujtesa të keqen që
na kanë bërë të tjerët, borxhet e vjetra.. Në
sintagmën “Falje dhe Harresë”ekziston një
lidhje e brendshme, organike. Ato janë si faqet
e një medaljeje, janë veti të pandara të da-
shurisë që predikon Kisha. Falja presupozon
harresën dhe harresa është pasojë e faljes. Në
rast se falja nuk është reale, e thellë dhe e
pakushtëzuar, pa kurrfarë rezerve në ndë-
rgjegje, nuk mund të ketë harresë. Duke mba-
jtur mbi vete tërë peshën e dashurisë, falja, e
konceptuar si e tillë, është në gjendje të shuajë
urrejtjen që gjeneron hakmarrjen, të mbytë
çdo tendencë të kësaj për të ngritur krye. Në
këtë spikat dukshëm botkuptimi sublim i
Kishës për harmoninë shoqërore, vizioni i saj
për paqen sociale.
Teodor Papapavli
Pedagog në Shollën
Teologjike-Hieratike,
Shën VlashDurrës
nj
M