EmailFacebookKontakt

Thirrje për krizën në Kosovë

Kisha Orthodhokse thekson gjithnjë
vlerën e përjetshme të çdo njeriu, pa
dallim prejardhjeje racore. Ajo
përkrah të drejtat njerëzore,
veçanërisht të drejtën e zhvillimit të
lirë të çdo njeriu, çdo populli, çdo
bashkësie dhe nënvizon vazhdimisht
nevojën e bashkëjetesës paqësore.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë dënon shkeljen e të
drejtave njerëzore në Kosovë – si në
çdo vend tjetër qoftë – dhe bën thirrje
që a to të respektohen sa më parë. Lu-
tet thellësisht që krijimi i një sho-
qërie të drejtë dhe të lirë në Kosovë
të realizohet me mjete paqësore.
Dhuna provokon dhunë të re dhe kri-
johet një rreth vicioz, viktima të të
cilit bëhen të pafajshmit dhe të
pafuqishmit. Kisha jonë ngulmon, që
vajin e kandilit të shenjtë të fesë
askush nuk ka të drejtë që ta përdo-
rë për të forcuar zjarrin e konflikte-
ve të armatosura. Ai është dhuratë
hyjnore, për të zbutur zemrat, për
të mbyllur plagët, për të vëllazëruar
njerëzit dhe popujt.
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe i
gjithë Shqipërisë
Tiranë, më 13. 3. 1998
Ripërtëritje forcash
Me 22 shkurt 1998, ditën e të lidhurit