EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë Kryepiskopi Vasil i Varshavës

i Varshavës
Në 11 shkurt ndërroi jetë në mo-
shën 84-vjeçare Kryepiskopi i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Polonisë,
Vasili. Varrimi i Tij u bë më datë 13,
në prezencën e një numri të madh de-
legacionesh të kishave orthodhokse,
asaj katolike e protestante, përfaqë-
suesve të presidencës e qeverisë etj.
Deri në zgjedhjen e primatit të ri, në
krye të Kishës Orthodhokse Polake do
të drejtojë episkopi Sava i Bialistokut.
Kryepiskopi Vasil (Vladimir Do-
roszkiewicz), u lind më 15 mars 1914,
në rajonin e Bielsk Podlaski, i cili në
atë kohë bënte pjesë në Perandorinë
Ruse, por që pas luftës së parë botërore
i kaloi Polonisë. Pas studimeve në se­
minarin e Vilniusit, vazhdoi fakultetin
e teologjisë në universitetin e Va-
rshavës. Më 1938 u dorëzua prift dhe
deri më 1959 shërbeu në enori të
ndryshme. Gjatë Luftës së dytë botë-
rore u dallua se shpëtoi shumë ushtarë
sovjetikë dhe të rinj që kërkoheshin
nga gjermanët. Pas luftës regjimi ko-
munist e futi në burg për një kohë të
shkurtër.
Më pas vazhdoi jetën monastike dhe
më 1959 mbrojti një temë të nivelit të
latë në Akademinë Teologjike të
Moskës. Më 25 mars 1960 u bë episkop
i Bielsk Podlask dhe ndihmës i Mi­
tropoliti t të Varshavës. Një vit më pas
u emërua në krye të dioqezës së
Wroclaw-Szczecin, para se të të zgji-
dhej Kryepiskop më 24 janar 1970.
Kisha Orthodhokse e Polonisë, Au­
toqefale që nga 1925, përbën komu-
nitetin e dytë fetar të vendit, me rreth
800 mijë besimtarë, kryesisht të
origjinës ukrainase e bielloruse. Ajo ka
250 enori, të përmbledhura në 6 dio-
qeza, disa komunitete monastike dhe
një seminar me 50 nxënës etj.