EmailFacebookKontakt

Peqin – Ringjallja e një tradite

Filloi ndërtimi i kishës “Apostujt Petri e Pavli”
– Truallin për të, prej 1000 m2, e dhuroi familja Kocaqi –
Në ja vën e fundit të muajit shkurt
1998, filluan punimet e ndërtimit të
Kishës së “Apostujve Petri e Pavli”,
në lagjen Çezmë, të qytetit të Peqi­
nit, me vlerë investimi mbi 15,5 mili-
onë lekë, me sipërfaqe 333m2 dhe
lartësi të këmbanores 15,5 m. Ajo
do mbarojë deri në Krishtlindjet e
këtij viti dhe do të jetë një nga
dhuratat më të bukura për familjet
orthodhokse të Peqinit.
Veçoria dhe rëndësia e këtij
ndërtimi, konsiston në historinë mbi
66-vjeçare të kësaj kishe dhe lidhjes
të pandarë me emrin e familjes së
nderuar Kocaqi, të cilët janë dhe
dhuruesit e truallit të saj me adhu-
rim karshi Zotit.
Këto lidhje janë të hershme dhe
zënë fill që nga viti 1907, kur nga
fshati Sopik i krahinës së Pogonit,
Gjirokastër, erdhi dhe u vendos në
Peqin, 23-vjeçari Efthim Jani Kocaqi,
i cili me punën e tij të palodhur
zhvilloi aktivitetin e tij tregtar dhe
më vonë krijoi dhe familjen, duke
marrë pas më vonë, nga viti 1930 e-
dhe 10 familje të tjera nga krahina e
tij, të cilat kontribuan në formimin
e ndërtimin e qytetit deri në ditët e
sotme, duke dhënë një dëshmi tjetër
të bashkëjetesës në harmoni ndër-
mjet feve të ndryshme.
Në vitin 1929 filloi ndërtimin e
shtëpisë, të cilën e^nbaroi në 1930 e
më vonë, rreth vitit 1933 filloi të
ndërtonte me shpenzimet e veta
edhe një kishë, në tokën që i kishte
taksur për këtë qëllim, e cila do t’u
shërbente orthodhoksëve të qytetit.
Por, nuk ishte thënë që kisha të
mbarohej, sepse erdhi pushtimi i
Shqipërisë dhe më vonë filloi lufta
dhe kisha mbeti karabina, në ruajtje
të vazhdueshme nga familja Kocaqi.
Pas lufte, me gjithë përpjekjet që
bëri për ta vazhduar dhe përfundu-
ar kishën, Efthimi nuk arriti këtë gjë,
pasi mehjëherë filluan shtetëzimet
dhe gjithë pasurinë ia sekuestruan,
madje dhe shtëpinë ku rronte fa­
milja e tij e kthyen në maternitetin e
qytetit. Ndërsa familjes së Efthimit,
që nga viti 1946 deri në vitin 1985 i
dhanë një plevicë në fund të obo-
rrit të ish-shtëpisë së tij, kurse ki-
shën e pambaruar, pas vjtit 1967 e
kthyen në depo.
Në fund të vitit 1969, në moshën
85 vjeçare, z. Efthim Jani Kocaqi
ndërroi jetë, duke lënë pas një
amanet djalit të tij, Dhimitraqit, që
në rastin dhe mundësinë e parë që
t’i jepej, të ndërtonte dhe të për-
fundonte kishën, atë që nuk arriti ta
realizonte ai vetë, të cilën edhe e pa-
gëzoi me emrin e Apostujve Petri e
Pavli. Kjo në kujtim të atij paraklisi
të vogël, por të bukur të shek. XVIII,
po me të njëjtin emër, që la në lagjen
e Xhumatëve, në fshatin Sopik.
Të bën përshtypje edhe një fakt
tjetër shumë domethënës, porosia
që ai i dha avokatit z. Spiro Dhima
nga Elbasani, që të bënte hipoteki-
min e rregullt zyrtar të këtij trualli
me sip. 1000m2, gjë që pasqyrohet
qartë në dokumentin Nr. 200 prot.
Datë 06/07.1956 dhe transkriptimin
e saj në dhuratë nga Efthimi Jani
Kocaqi dhe familje në pronësi të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Kjo, për të garantuar me
çdo mënyrë ngritjen dhe përfundi-
min e saj. Këto dokumenta arkivore
arritën të paprekura deri në ditët e
sotme dhe tregojnë një nga traditat
më të bukura, bujare dhe njerëzore
të orthodhoksisë, para të cilave
përulemi me respekt dhe nderim të
veçantë, traditë që duhet të va-
zhdohet dhe pasurohet.
Kështu, veprën që nisi dhe nuk e
mbaroi Efthimi, po e vazhdojnë i
biri i tij Dhimitraqi dhe i nipi Eftimi,
të cilët me dëshirën e tyre, kërkojnë
që të përmbushet amaneti i lënë,
duke konfirmuar edhe njëherë
dhuratën e dhënë kishës, tokën
truall prej 1000m2, nga pjesa e tyre
totale e tokës prej 5000m2, të kthyer
nga Komisioni i Kthimit dhe Ko-
mpesimit të Pronave 5 trashëgimta-
rëve të familjes Kocaqi.
Nga të gjitha sa më sipër, ky ve-
prim të inspiron dhe të zgjon një
ndjenjë shpesh të harruar prej nesh,
atë të mirënjohjes dhe të respektit
për devotshmërinë dhe përku-
shtimin për vepra të tilla, si ajo e
familjes Kocaqi, e cila gjatë gjithë kë-
saj periudhe të gjatë, të vështirë nuk
i ka ndarë fatet, shpresën dhe
besimin nga ajo e Kishës.
Duke përfunduar, kërkojrnë të si-
gurojmë besimtarët dhe familjen
Kocaqi për kujdesin dhe porositë e
veçanta nga Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr.
Anastasi, për popullin e Peqinit, i
cili do ketë dhuratën e bukur, që do
të mbushë jetën shpirtërore dhe do
të hijeshojë e pasurojë arkitekturën
e qytetit. Njëkohësisht, falendero-
jnë edhe organet e pushtetit lokal
për ndihmën e mirëkuptimin që
treguan. Me Besim tek Perëndia,
shpresojmë se ky gjest do të pasohet
dhe pasurohet edhe nga veprime të
ngjashme në të ardhmen.
Ing. Petrika Shalësi.