Pak ditë më parë qytetit
të Lushnjës iu shtua edhe
një kopësht i ri fëmijësh,
shumë i i bukur – ai i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Kopshti është
dhuratë e Fortlumturisë
së Tij, Kryepiskopit
Anastas dhe u realizua
nga Shërbimi Teknik i
Kishës.
Kopshti ndodhet në go-
dinën e ish-shtëpisë së
oficerëve të qytetit, e cila
u ble pasi ngrihej mbi një
truall pronë e KOASH
dhe tani po i bëhet një ri-
konstruksion themelor,
për ta përshtatur për ne-
vojat e veprës sociale dhe
shpirtërore të Kishës
sonë, nga të cilat për-
kujdesja e fëmijëve ishte
projekti i parë i përfu-
nduar.
Kopshti ka tre salla të
mëdha mësimi, një dhomë për
mësueset, kuzhinën dhe
mjediset e tjera të nevojshme,
të cilat kanë një sipërfaqe të
përgjithshme rreth 150 m2.
Në foto: Një nga mjediset e kopshtit të Lushnjes.
Vetëm kostoja e rikonstru-
ksionit, pa pajisjet, arriti në
rreth 3 milionë lekë të reja. Në
të do punojnë tri edukatore, dy
ndihmëse dhe një kuzhiniere.
Personeli, i cili është i gjithi i
profilit, para fillimit të
punës kaloi në një seminar
specializimi.
Programi edukativ i ko
pshtit është i ndërtuar mbi
bazën e atij të Ministrisë së
Arsimit, përvojës më të
përparuar të vendit dhe
botërore në këtë fushë,
të kombinuara me ele-
mente të edukimit shpi-
rtëror.
Bekimi i Ajazmës së
kopshtit të ri u bë në 17
shkurt, nga At Martin
Rici dhe At Ilia Prifti
etj., në prani edhe të pri-
ndërve, përfaqësuesve
të seksionit të arsimit e
shëndetesisë të qytetit
etj. Kopshti e filloi pu-
nën me rreth 100 fëmijë,
por kërkesat ishin shu-
më më të mëdha.
Korresp. i “Ngjalljes”
Peqin – Ringjallja e nië tradite