Nga Prof. Dr. JosifAdhami
(vijon nga numri i kaluar)
III. Faktorët etnikë
dhe gjenetikë
Predispozicioni gjenetik i gu-
rëve kolesterinikë ka qenë i njo-
hur, por mënyra e transferimit
mbetet e pasigurtë. Gurët janë më
të zakonshëm në disa popullata
të zhvilluara, si në Evropën Perë-
ndimore, Amerikën e Veriut dhe
Austri. Megjithatë, rastisja e tyre
është shumë e lartë në indianët e
Amerikës dhe nuk dihet me sigu-
ri, në se iu detyrohet faktorëve
gjenetikë apo atyre ambientalë.
Për këtë mjafton të përmendim,
se japonezët që banojnë në Japoni
rrallë vuajnë nga gurë të tëmthit,
kurse ata që kanë emigruar në
SHBA kanë një inçidencë më të
lartë. Megjithatë, zanafilla gjeo-
grafikë dhe faktorët racialë duket
se luajnë rol në formimin e gurë-
ve. Kështu, zezakët e Kenias në
Afrikë dhe ata të Amerikës së Ve
riut e kanë bilën të pangopur (të
subsaturuar) me kolesterol, pra-
ndaj -edhe gurët janë shumë të
rrallë. Ndërsa indianët e Ameri-
kës së Veriut dhe kilianët paraqit-
in një mbingopje të bilës me koles
terol dhe gurë shumë të shpeshtë.
IV. Sëmundjet predispozuese
Ka disa sëmundje, në të cilat
gurët formohen më shpesh. Këtu
mund të përmendim: 1. Cirozat e
mëlçisë. Në këto raste s’është fjala
për shpeshtësi të gurëve kole-
sterinikë, por të atyre pigmentarë
të zinj, pasi cirozat shoqërohen
shpeshherë me hipersplenizëm,
shkatërim të eritrociteve, pro-
dhim më të madh se zakonisht të
bilirubinës indirekte, e cila, duke
u derdhur në fshikëzën e tëmthit,
merr pjesë në formimin e gurëve
nga bilirubinati i kalciumit; 2. Së-
mundje ose rezeksion të zorrës së
hollë, që mund të shoqërohen me
gurë kolesterinikë, deri në rreth
40 për qind të rasteve, si pasojë e
Shkaqet dhe masat për parandalimin e tyre
mosabsorbimit të acideve biliare
e mbigopjeve të bilës me koleste
rol; 3. Heep a e pjesëshme ose e plotë
e stomakut apo prerja e nervit va
gus bilateral për qëllime kurative,
mund të pasohet nga rritja e për-
qindjes së gurëve biliarë; 4. u-
shqimi tërësisht parenteral dhe
mosmarrja e ushqimeve nga goja,
shpeshherë çon në formimin e
llumit biliar, pastaj të gurëve, se-
pse reduktohet prodhimi i koleci-
stokininës dhe nuk stimulohet
tkurrja e fshikëzës së tëmthit (siç
ngjet kur ushqimet merren nga
goja); 5. Hemolizat, që vërehen në
anemitë hemolitike kronike
bëhen shkak për prodhimin e gu-
rëve pigmentarë, të cilët takohen
që në moshë të vogël.
V. Medikamentet
litogjene
Përveç estrogjenëve dhe ko-
ntraceptivëve, që i kemi përme-
ndur më lart, ndër medikamentet
me veprim litogjen bëjnë pjesë dhe
hipolipemiantë, si kolibrati e acidi
nikotinik. Ka të dhëna se i pari e
shton 2-4 herë rrezikun e gurëve,
ndërsa i dyti 1,6 herë.
Ka edhe faktorë shoqërues, si
duhani dhe alkooholi, që favorizo-
jnë formimin e këtyre gurëve.
Masat parandaluese
Kur gurët janë formuar është
vështirë që të shtrihen ose të thy-
hen dhe eliminohen me rrugë na-
tyrore, pasi dhe kur janë koleste-
rinikë, në bërthamën e tyre ose në
shtresat përbërëse mund të ven-
Fjeti Dhiakon Spiro Findiku
gurët janë të pandërlikuar e a-
simptomatikë, njeriu mund të rro-
jë gjithë jetën pa ditur se i ka, por
kur japin shenja klinike me dhi-
mbje të forta në formë kolikash
hepatike të përsëritura, që mund
të shkaktojnë komplikacione, e
vetmja shpresë mbetet heqja e
fshikzës së tëmthit (bashkë me
gurët që ajo përmban) me rrugë
kirurgjikale, me hapje të barkut
apo pa hapje të këtij të fundit, me
metodën laparoskopike. Ndaj, rë-
ndësi të veçantë kanë masat para
ndaluese, që duhen përqëndruar
kryesisht në luftën kundër obezi-
tetit, e rregullimit të metaboli-
zmit të yndyrnave, kontrollit pe-
riodik të lipidogramës (kolesterol-
-trigliceride etj.), sidomos në mo-
shat mbi 40-50 vjeç, në gratë me
shumë fëmijë, në alkoolistët, obe-
zët, në ata që kanë mbipeshë, dia-
betikët etj. Duhet luftuar jeta se-
dentare, pa sport, me lëvizje të ku-
fizuara, ngrënia e shumtë me yn-
dyrëra shtazore e pije alkoolike, që
kanë shumë kalori, si dhe ajo me
karbohidrate të rafinuara. Ku-
ndër obezitetit, mbipeshës dhe di-
slipidemisë duhen kufizuar u-
shqimet që përmbajnë kolesterol,
si: e verdha e vezës, vezët e pe-
shkut, dhjami i pulës, organet e
brendshme të kafshëve etj. Nga
ushqimet që nuk përmbajnë kole
sterol janë barishtet, frutat, dri-
thërat. Por, duhet patur parasysh
se edhe ushqimet që nuk përmba-
jnë ose përmbajnë pak kolesterol,
kur kanë acide yndyrore të ngo-
shës së Tiranës. Por, sëmundjet
lemisë. Pra, ka të bëjë edhe kalo-
razhi i lartë që shpie në mbipeshë,
obezitet e hiperkolesterolemi, pasi
përveç kolesterolit eksogjen të
marrë me ushqime, një pjesë e ko-
nsiderueshme (madje më e ma-
dhe) sintetizohet në organizëm.
Përveç yndyrërave shtazore,
acide yndyrore të ngopura (që tra-
nsformohen në kolesterol), për-
mbajnë edhe disa vajra vegjetale,
si ai i palmës, i kokosit, gjalpi i
kakaos, që përdoren në industrinë
ushqimore, pasi kanë çmim më të
ulët. Kështu, çokollatat që bëhen
me këto vajra, përmbajnë rreth
55% acide yndyrore të ngopur.
Ndryshe nga këto, yndyrërat me
acide yndyrore të pangopura (acide
të polijosaturuar), si: vaji i misrit,
i lulediellit, vaji i pambukut, sojës
dhe susamit e ulin nivelin e kole
sterolit në gjak. Prandaj, në vend
të gjalpit, personave me dislipi-
demi iu rekomandohet përdorimi
i disa margarinave të përgatitu-
ra me acide yndyrore të polisatu-
ruara; kurse vaji i ullirit dhe i
kikirikut përmbajnë yndyrëra të
monojosaturuara dhe nuk e ulin
nivelin e kolesterolit gjak.
Vlen të përmendet se vajrat e
djegura të mbetura pas skuqjes së
produkteve ushqimore (speca,
patate etj.) nuk duhen përdorur,
sepse acidet yndyrore, edhe kur
janë të polijosaturuara transfo-
rmohen në acide yndyrore të ngo
pura, rritin nivelin e kolesterolit
e favorizojnë zhvillimin e kolelitia-
zës dhe të arteriosklerozës.
II