Gjithçka per fëmijët – engjëjt e Perëndisë
– Seminar në Manastirin e Shën Vlashit, për edukimin parashkollor në përkujdesjet ditore të fëmijëve –
Në kuadrin e përpjekjeve, që
bën Kisha jonë për edukimin e
fëmijëve dhe në bazë të progra-
mit të kualifikimit për edukato-
ret e përkujdesjeve për femijë të
Kishës sonë, nga 7 deri më 10
janar, u mundësua organizimi i
seminarit të tretë të kualifiki-
mit, i cili u mbajt në mjediset e
Shkollës Theologjike-Hieratike,
pranë Manastirit të Shën
Vlashit, Durrës. Në të morën
pjesë.edukatoret e përkujdesje-
ve ditore të Tiranës, Durrësit,
Kavajës, Korçës dhe Lushnjës.
Çeljen e seminarit e bekoi me
anë të një shërbese të veçantë
At Justini, i cili solli edhe be-
kimin e Kryepiskopit Anastas.
E veçanta dhe e rëndësishme
për rezultatet e këtij seminari
ishte pjesëmarrja e Znj. Papa-
vasiliu, pedagoge e shquar gre-
ke, e diplomuar në Zvicër, Gjer-
mani dhe Francë, për edukimin
e fëmijëve të moshës parashko-
llore dhe drejtoreshë e njërës
nga përkujdesjet më të dëgjua-
ra për fëmijë të Greqisë, Arsaqit.
Në ditën e parë të seminarit
u fol për anën teorike, për zhvi-
llimin psikologjiko – intelektual
të fëmijëve të kësaj moshe. Di-
tën e dytë u fol për njohjen c
zhvillimit psikologjik, mtelektit,
interesave e prirjeve të fëmijëve,
si dhe për psikologjinë moshore
të tyre. U trajtua tema: “Përse
jemi edukatore?” U fol edhe për
rëndësinë e edukimit të fëmijëve
të kësaj moshe, i cili ka një rol
vendimtar në krijimin e perso
nalitetit të fëmijës.
Ditën e tretë u fol për anën
praktike të këtij edukimi, krye-
Një çast nga orët e leksionit të seminarit
sisht për mjetet didaktike që
përdoren për realizimin e tij, të
cilat, krahas anës zbavitëse, lu-
ajnë rol në zhvillimin mendor të
fëmijës. Më pas, u kalua në për-
gatitjen e këtyre mjeteve, si: to
mbola, puzle etj. Në fund u bë
një orë mësimi, nën drejtimin e
zonjës Papavasiliu, për atë, se
si mund të zhvillohen lojëra të
ndryshme së bashku me fëmijët.
Por, gjithashtu vlen për t’u
përmendur dhe organizimi i orë-
ve të tjera të ditës gjatë semina
rit. Të gjitha e provuam ndry-
shimin e rutinës së përditshme,
duke jetuar në kolektiv, si në
një familje, duke kaluar gjithë
kohën me veprimtari të ndry
shme dhe, duke kryer së bashku
shërbesat fetare.
Seminari mund të konside-
rohet mjaft i sukseshëm dhe ky
ishte edhe mendimi i të gjitha
pjesëmarrëseve në të. Para nesh
u shfaq një përvojë e re në
fushën pedagogjike, e panjohur,
por shumë e suksesshme, e ba-
zuar në teoritë e pedagogëve të
shquar botërorë, të cilët i janë
kushtuar interesave dhe zhvi
llimit të fëmijëve të moshës pa-
rashkollore.
U larguam prej këtij seminari
mësimor, nga i cili morëm shu-
më njohuri të reja teorike e pra
ktike, me shpresën dhe besimin
tek Perëndia, për t’u takuar së-
rish në të tjerë të tillë, për të më-
suar e për t’u dhënë sa më shu-
më fëmijëve, që janë ëngjëj të
Perëndisë. Le të lutemi, që Pere
nd ia ta bekojë punën tonë.
Urani Dusha