EmailFacebookKontakt

Gurët e tëmthit

JVljeku prcmë jush Gurët e tëmthit
Shkaqet dhe masat për parandalimin e tyre
Nga Prof. Dr. Josif Adhami
Gurët e fshikzës së tëmthit
janë të shpeshtë. Në vendet e
industrializuara prevalenca e
tyre është rreth 10%. Ata janë
më të shpeshtë tek gratë sesa
tek burrat (të paktën sipas
raportit 2:1) dhe ky raport shto-
het progresivisht me moshën.
Rreth 25 milionë amerikanë, 9
milionë gjermanë dhe 6 milionë
anglezë, francezë dhe italianë
janë bartës të gurëve vezikalë.
Pjesa më e madhe e tyre (66-
80%) janë të heshtur d.m.th. pa
shenja klinike, por ra.stisja e gu-
rëve luhatet shumë, sipas gru-
peve raciale dhe etnike. Kështu,
tributë Pima të Arizonës, që iu
përkasin indianëve të Amerikës,
kanë shpeshtësinë më të lartë
në botë. Bila e tyre është e mbi- gratë se tek burrat, por, pas me-
ngopur me kolesterol që në mo-
shën e pubertetit dhe gratë e
tyre, kur arrijnë 25-30 vjeç dhe
kanë lindur disa fëmijë, 80% e
tyre paraqitin gurë të tëmthit.
Ndryshe ngjet me banorët me
ngjyrë me origjinë nga Azia dhe
Afrika, që e kanë më të ulët ose
me japonezët, ku prevalenca e
gurëve nuk kalon 3,2% të popu-
llatës.
Sipas përbërjes së tyre, gurët
mund të jenë: 1. Kolesterinikë,
si në vendet e industrializuara.
2. Pigmentarë të zinj, gjatë së-
mundjeve hemolitike (anemi he-
molitike kronike, hemoglobino-
pati etj.). 3. Pigmentarë gështe-
një ose kafe, gjatë infeksioneve
kronike, siç ngjet më shpesh në
vendet e orientit.
Në formimin e gurëve një rol
të veçantë luan “llumi biliar”. Ky
është i trashë, viskoz, jo homo-
gjen dhe përbëhet nga kokrriza
të vogla. Në mikroskopin me dri-
të dhe atë elektronik shihet se
ai përmban shumë kristale
likide të lecitin-kolesterolit,
kristale monohidrate të tij,
kokriza bilirubine dhe fije ose
xhel mukusi. Në ekografi llumi
prodhon eko me amplitudë të u-
lët dhe niveli ndryshon në va-
rësi të pozicionit të fshikzës, por,
në ndryshim nga kristalet dhe
gurët, nuk jep ekoakustikë.
Mukusi është përbërës potencial
për formimin e gurëve biliarë.
Faktorët e rrezikut zënë një
vend të veçantë në anketën epi-
demiologjike të gurëve të të-
mthit. Ndër to mund të përme-
nden:
I. Karakteristikat
biometrike:
1. Mosha. Të gjitha studimet
tregojnë se prevalenca e gurëve
të tëmthit shtohet me rritjen e
moshës. Në mungesë të fakto-
rëve të tjerë të rrezikut, gurët
janë të rrallë para pubertetit,
kurse në shumicën e vendeve të
industrializuara mbeten të
rralla edhe para dekadës së tre-
të të jetës. Pastaj prevalenca e
tyre ngrihet me moshën, deri
rreth viteve 70-80 të jetës, kur
arrin kulmin dhe mund të marrë
pamjen e një vije horizontale.
2. Seksi. Siç e përmendëm,
gurët janë më të shpeshtë në
nopauzës diferenca zvogëlohet
dhe prevalenca e gurëve të
burrave ka prirje të arrijë atë të
grave. Kjo lidhet me prodhimin
e hormoneve estrogjenë ose
përdorimin e tyre për trajtim ho­
rmonal plotësues ose si kontrac-
eptivë.
3. Numri i shtatzanive. Ky
përbën një faktor rreziku relativ.
Me anën e Ekografisë është tre-
guar se rreth 40 % e grave shtat-
zëna paraqesin Hum biliar, por
në pjesën më të madhe të raste-
ve proçesi është i rikthyeshëm
dhe llumi zhduket pas lindjes.
Duke qenë se indeksi i ngopjes
(saturimit) të bilës me kolesterol
është më i lartë dy tremujorët e
fundit të shtatzanisë, kjo mund
të lidhet si me nivelin qarkullu-
es më të lartë të progesteronit,
ashtu dhe me ngritjen lart të or-
ganeve të barkut dhe komprimi-
mit që i bëhet fshikzës së tëm-
thit.
4. Mbipesha trupore. Obe-
ziteti përbën një nga faktorët e
rrezikut më konstantë të gurëve
të tëmthit, pasi sinteza e kole­
sterolit total lidhet me peshën e
trupit dhe shkallën e obezitetit.
Shtimi i sintezës së përgjith-
shme të kolesterolit nga organi-
zmi shkon paralelisht me rritjen
e sintezës së tij në mëlçi dhe
jashtëqitjes së kolesterolit me
anën e tëmthit.
Por, duhet pasur parasysh, se
edhe një rënie e shpejtë në peshë
tek obezet, më tepër se një kg
në javë, përbën një faktor rrezi­
ku për formimin e gurëve të të-
mthit. Kjo lidhet me faktin, se
rritet shpejt mbingopja e bilës
me kolesterol. Ka të dhëna në
literaturë, se në rreth 50% të
rasteve formohen kristale ko-
lesteroli ose gurë, gjatë këtyre
periudhave të shkurtra. Ka mbi
dy dhjetëvjeçarë, që është tre-
guar se mbingopja e bilës me ko-
lesterol gjatë kurave të dobësi-
mit shpjegohet me një zvogëlim
të sintezës dhe të sekretimit të
acideve biliare, si dhe të fosfoli-
pideve nga kufizimi (që është më
e rëndësishme se sinteza e kole­
sterolit endogjen), si dhe me një
mobilizim të kolesterolit peri-
ferik drejt mëlçisë. Ky çekuilibër
ndërmjet acideve biliare, ko­
lesterolit dhe fosfolipideve shpie
në një precipitim dhe formin
kristalesh, pastaj gurësh.
F
P
v
r
ti
s
n
k
1
II. Faktorët dietetikë
Sasia e kalorive, veçanërisht
tek obezët, është një nga shka-
qet e rrezikut më konstantë të
gurëve të tëmthit. Karbohidra-
tet e rafinuara e shtojnë ngopjen
e bilës me kolesterol, kurse fi­
brat ushqimore e ulin indeksin
e saturimit të kolesterolit në bi-
lë. Kjo vjen si pasojë e shpejtimit
të tranzitit në zorrë, kurse
kapsllëku ka veprim të kundërt.
Gurët e tëmthit konsidero-
hen si sëmundje e “civilizimit”,
sepse shoqërohen me përdorin të
gjerë ushqimesh të rafinuara
dhe me jetë sedentare. Ata shi-
hen më rrallë në popullatat me
aktivitet të madh fizik, dietë
vegjetariane me shumë fibra
dhe tranzit të shpejtë në zorrë.
Dieta e pasur me kolesterol dhe
acide yndyrore të ngopur e rrit
koncetrimin e kolesterolit serik,
por ka dhe studime epidemio-
logjike, të cilat i japin rëndësi
më tepër rritjes së triglicerideve
si faktor rreziku, sesa asaj të
kolesterolit.
(uijon në numrin e ardhshëm)