EmailFacebookKontakt

Larg nga gënjeshtra

Nevoja e të vërtetës, dashuria
për të, janë elemqnte të natyr-
shme tek njeriu, rrjedhimisht
edhe tek fëmija. Mëkati i të
parëve edhe pse dobësoi dhe
turbulloi ndjenjën e të vërtetës,
nuk e zhduku krejtësisht. Prirja
drejt të vërtetës mbeti tek njeriu.
Pikërisht, kjo prirje manifestohet
tek femija me dëshirën që të njohë
gjithçka. Ai pyet për të gjitha dhe
atë që i thonë më të rriturit e pra-
non për të vërtetë. Dashurinë për
të vërtetën e vendosi në shpirtin
e fëmijëve vetë Perëndia. Por,
duhet që këtë prirje ta ndihmojmë
që të zhvillohet dhe të fuqizohet.
Kjo është vepër e prindërve. Po,
si do ta realizojmë?
Rregullat bazë janë tre.
1. T’i mësoni fëmijët tuaj ta
duan të vërtetën, duke pasur në
mendje Perëndinë. Fëmija duhet
ta dijë se Perëndia, që është e Vë-
rteta e përjetshme dhe e papër-
gënjeshtruar, do që edhe ne të
themi gjithmonë të vërtetën. Ve-
tëm atëhere fëmija do të urrejë
gënjeshtrën, kur të ndërgjegjëso-
het se Ai urren dhe neverit çdo
gënjeshtër.
2. Të silleni me fëmijët me
thjeshtësi dhe sinqeritet. Të
besoni në fjalët e tyre, derisa jeni
të sigurt se nuk thonë gënjeshtra.
Mos pretendoni e mos lejoni që të
sigurojnë me betime ato që thonë.
Nëse keni ndonjë arsye të bazuar,
për të dyshuar për vërtetësinë e
fjalëve, mos tregoni që në çastin
e parë se nuk i besoni. Përpiquni
të siguroheni nëse fëmija vërtet
tha gënjeshtër. Pastaj thirreni
pranë, shikojeni në sy dhe me ton
serioz, por me dashuri, i thoni
afërsisht kështu: Perëndia do që
të themi të vërtetën. Eshtë i gji-
thëditur, njeh edhe mendimet to-
na më të fshehta dhe nuk i pëlqen
buzët që thonë gënjeshtra”.
Atëhere, në fytyrën e fëmijës do
të duket skuqja e turpit dhe do
zbulojë të vërtetën.
3. Të tregoni, kurdoherë, para
fëmijëve, se edhe ju e doni dhe e
respektoni të vërtetën. Tëjenitë
sinqertë dhe të drejtë në çdo men-
dim dhe veprim tuaj.
Para së gjithash, të nderoni të
Vërtetën Hyjnore, besimin dhe
ligjin e Perëndisë. Mos tregoni
kurrë indiferentizëm ose përbuzje
ndaj besimit. Mos u jepni kurrë
rastin fëmijëve të dëgjojnë
shprehje, si: “Nuk është e domo-
sdoshme që njeriu të besojë tek
Perëndia, mjafton të jetë njeri i
ndershëm.” Në shprehje të tilla
vuloset fryma e gënjeshtrës,
d.m.th. fryma e djallit. Nëse për-
para fëmijëve thoni Qalë të rreme
në përmbajtje, jo vetëm që
(Larg nga gënjeshtra)
shkulni nga zemra e tyre re-
spektin dhe dashurinë në të
vërtetat e besimit tonë, por vrisni
brenda tyre çdo ndjenjë të së
vërtetës.
Prindër, nëse doni që fëmijët
tuaj të duan të vërtetën njerëzore,
mësojini të ushqejnë admirim të
veçantë ndaj të Vërtetës Hyjnore.
Mos lejoni që të gjejë terren në
Në foto: Fëmijët në një shfaqje për Krishtlindjet. Pranë Kishës ata
mësojnë të vërtetën e Perëndisë.
zemrait tuaja ose të fëmijëve tuaj
indiferentizmi ndaj besimit të
krishterë dhe Kishës. Nëse fë-
mijët vëzhgojnë se ju përballoni
me mendjelehtësi të vërtetat e be-
simit të krishterë dhe kanonet e
Kishës ose nëse shtireni në temat
e jetës së krishterë, si mund të
shpresoni se ata do besojnë në fja-
lët tuaja dhe s’do veprojnë si ju?
Të jeni për fëmijët tuaj she-
mbull dashurie ndaj të vërtetës
së krishterë dhe besimit. Në të
gjitha rastet duhet të jeni të sin-
qertë dhe të ndershëm. Nëse fë-
mijët shohin se ju tallni të tjerët,
me njërën mënyrë ose tjetrën, se
përdorni dinakëri dhe hipokrizi,
se nuk jeni të sinqertë në ma-
rrëdhëniet tuaja (i hiqeni si mik
dikujt, ndërsa nga prapa e shani
dhe e tallni), të jeni të sigurt, se
dhe fëmijët tuaj, në lidhje me ju
ose me të tjerët, do të sillen në
këtë mënyrë.
Kjo bëhet, duke kultivuar, së
pari në zemrat e fëmijëve
respektin dhe dashurinë për të
vërtetën dhe, së dyti, duhet që
edhe ju vetë të luftoni gënje-
shtrën me të gjitha fuqitë. T ’u
mësoni fëmijëve tuaj, që në
moshën foshnjore, të urrejnë
gënje-shtrën dhe se Perëndia
është e vërteta dhe çdo gënjeshtër
është mëkat.
Tregojuni fëmijëve me fjalët e
Shkrimit të Shenjtë sa e urryer
është gënjeshtra në sytë e
Perëndisë së vërtetë dhe të drejtë.
“Njollë e keqe tek njeriu gënje-
shtra” (Libri i Siracidit 20:26). T’i Përktheu: Nafsika Melo
mësoni se e shpiku djalli,
prandaj Zoti thotë se ai
(djalli) “është gënjeshtar
dhe ati i gënjeshtrës” (Joan
8:44). Kështu, fëmijët që
thonë gënjeshtra imitojnë
satananë dhe bëjnë njëlloj si
ai.
Mos u lejoni fëmijëve as
gënjeshtrën më të vogël.
Nëse fëmija bëri ndonjë
gabim, por e pranoi në çast,
për herë të parë faleni ose
nëse gabimi është i rëndë,
dënojeni lehtë, duke i shpje-
guar se e falni ose i vini dë-
nim më të vogël’, vetëm
sepse pranoi të vërtetën.
Por, kjo nuk duhet të
mbajë shumë. Nëse falni
gjithmonë ose ulni dënimin, sapo
ai e pranon, atëhere ka të ngjarë
të lindi e keqe dyfishe. Fëmija fi-
llon të mos u japë rëndësi gabi-
6
meve të tij ose do t’i bëhet zakon
të thotë të vërtetën vetëm kur
sheh ndonjë përfitim, ndërsa, në
të kundërt, nuk do të ngurojë ta
fshehë atë, kur të dyshojë se do
dëmtohet nga pohimi i saj.
Nëse fëmija bëri diçka të keqe
dhe, për më tepër, tha edhe gënje-
shtër, duhet ta dënojmë dyfish,
pasi t’i shpjegojmë arsyen; edhe
për gabimin, edhe për gënje-
shtrën.
Nëse fëmija, nga hakmarrja
ose ligësia, shpifi, atëhere duhet
jo vetëm të dënohet ashpër për kë-
të, por duhet të detyrohet ta pra-
nojë përpara të gjithëve sa e dë-
gjuan. Këtë pretendon morali i
krishterë orthodhoks.
Shpeshherë prindërit, për të
qetësuar fëmijët grindavecë, i fri-
kësojnë ose u premtojnë gjëra që
nuk realizohen kurrë. Sa e dë-
mshme është kjo. Fëmija e ku-
pton shpejt se e gënjejnë. Besimi
i tij në fjalët e prindërve tronditet
dhe ndjenja e së vërtetës minohet.
Mos i detyroni ju vetë fëmijët
tuaj të thonë gënjeshtra, me da-
shje ose pa dashje. Ç’të themi për
prindërit që buzëqeshin… duke u
krekosur ose, duke mburrur
fëmijët e tyre për gënjeshtrat “e
zgjuara” që thanë? Ç’do mendoj-
më për prindërit që nxisin vetë në
gënjeshtër fëmijët e tyre, duke i
mësuar si të gënjejnë mësuesin e
njerëzit e tjerë, për të dalë nga
yështirësia ose për t’i shpëtuar
dënimit? Prindër të tillë janë
prishës të fëmijëve të tyre…
Le të kemi parasysh, se ku-
shdo që nuk e konsideron gë-
njeshtrën si mëkat, ai është i zoti
edhe të vjedhë edhe të mashtrojë.
I pandershmi në fjalë është i tillë
edhe në vepra.