EmailFacebookKontakt

Kreshma – mjet për përsosje shpirtërore

Kreshma –
Le të kreshmojmë me një kreshmim
të pëlqyeshëm tek Zoti. Ky është kre-
shmimi i vërtetë: largimi nga e liga,
frenimi i gjuhës, prerja e zemërimit,
ndalimi i epshit, i fjalëve të këqia, gë-
njeshtrave dKe mallkimeve. Ndalimi
i tyre është kreshmimi i vërtetë dhe i
pranueshëm (Mbrëmësorja e të Hënës
të Javës së Parë).
Më 2 Mars fillojnë Kreshmët e Mëdha.
Kreshma është sanksionuar qysh në fi-
llim të Shkrimit të Shenjtë, qysh në fillim
të botës. Perëndia kur krijoi njeriun dhe
e vendosi në Parajsë, i dha porosinë, që
të mos hante nga fryti i një peme konkrete
(Gjen. 2, 16-17). Shkelja e porosisë solli
dëbimin nga Parajsa. Edhe Krishti ynë
foli për të (Matt. 6, 16-18), por, edhe vetë
kreshmoi (Matt. 4, 2). Më konkretisht,
tha, se nxënësit e Tij do të kreshmonin,
kur Ai do të ngrihej lart dhe njerëzit e Tij
do ta humbisnin (Matt. 9, 15). Edhe ne
tani kreshmojmë, sepse në të vërtetë më-
katet tona e ngjitën Atë mbi Kryq dhe i
shkaktuan vdekjen.
Atëhere, me rënien e parë në mëkat,
trupi mbizotëroi mbi shpirtin. Njeriu hën-
gri pa u menduar frutin e ndaluar dhe u
ndëshkua me dëbim nga Parajsa. Për ri-
kthimin duhet rruga e kundërt: Shpirti
të mbizotërojë ndaj trupit dhe dëshirave
të tij. Kreshma ndihmon në zbutjen dhe
pastrimin e pasioneve trupore. Pikërisht
me kalitjen e trupit lartësohet shpirti.
Mishi nuk lejohet të hahet mbas të Die-
lës së të Lidhurave dhe nuk hahen më
vezë dhe produktet blegtorale mbas së
Dielës të Bardhë. Vaj (dhe verë) hahen
rregullisht vetëm të shtunave dhe të die-
lave. Këto rregulla nuk kanë si qëllim të
bëhen një ” barrë e rëndë për t’u mbajtur”,
mjetpër përsosje shpirtërore
siç bënin farisejtë (Lluka 11:46), por janë
një mjet për përsosje shpirtërore, të ku-
rorëzuar në dashuri. Shërbesat e Kre-
shmës na kujtojnë për këtë.
Duke e njohur përpjekjen e madhe, në
të cilën janë thirrur, të krishterët duhet
të bëjnë çdo përpjekje për të kreshmuar
sa më mirë që ata mundin.
Duhet të sqarojmë se ati shpirtëror ca-
kton kreshmën e secilit, duke marrë pa-
rasysh faktorë të ndryshëm, si p.sh në se
është mirë me shëndet ose jo etj. Për-
mendim sa për njohje, se shumë murgjër
në manastire, por edhe laikë shpresëtarë,
mbajnë ‘“treditëshin”, domethënë, nga e
Diela e të Lidhurit të Djathit në mbrëmje
deri të mërkurën, në meshën e parë të
parashenjtëruar, nuk hanë absolutisht
asgjë, madje nuk pinë as ujë!
Pra, kreshmë të mbarë! Kreshma e
drejtë sjell “bollëk të mirash”, siç psal një
tropar dhe na thekson Pashkën.