Duke ndjerë pendim
të vërtetë
Nga At Luka Veroni
…Dhe u ngrit e erdhi tek i ati. Dhe ndërsa ai
ishte ende larg, i ati e pa dhe ndjeu keqardhje e
vrapoi e iu hodh në qafë, dhe e puthi. Dhe i biri i
tha: Baba, mëkatova në qiell dhe para teje, dhe
nuk jam më i denjë të quhem biri yt. 22 Dhe i ati u
tha shërbëtorëve të tij: Nxirrni stolinë e parë dhe
vishjani, dhe vërini unazë në dorën e tij dhe këpucë
në këmbë; dhe nxirrni viçin e majmë, thereni, dhe
të hamë e të dëfrehemi, sepse ky djali im ishte i
vdekur, e u ngjall; dhe ishte i humbur, e u gjet….
Llukai 15:20-24
Ndërsa përgatitemi për të filluar Kreshmën, një nga
temat më të rëndësishme të udhëtimit tonë 40-ditor
drejt Pashkëve do të jetë pendimi. Në Kishë, shpesh
dëgjojmë fjalët “Mëshiro o Zot,” dëgjojmë priftin të flasë
për rrëfimin dhe pendimin, por a e kuptojmë siç duhet,
se ç’është me të vërtetë pendimi? Paravolia e Djalit
Plankprishës ose siç mund ta quajmë dhe Paravolia e
Atit të Dashur, ofron një imazh të qartë dhe të fuqishëm
për atë ç’ka është pendimi dhe si të pendohemi.
Nga kjo histori mund të mësojmë shumë. Ajo është,
e ndoshta historia më e bukur e tërë Biblës, e cila për-
mbledh mësimet esenciale të besimit tonë. Por, dëshiroj
të përqëndrohem kryesisht në veprimet e djalit të vogël,
dhe në kuptimin e pendimit të sinqertë.
Në fillim, ai ofendon të Atin, duke i kërkuar pjesën
e tij të trashëgimisë. Zakonisht, një djalë trashëgon
pasurinë pasi babai vdes, por ky djalë e dëshiron pjesën
e tij tani, kur i ati është ende gjallë. Ai përbuz të Atin,
duke lënë shtëpinë dhe, duke shkuar në tokë të huaj.
Ai harron të Atin nëpërmjet veprimeve mëkatare dhe
të shthurura në tokën e huaj e të largët. Tërë këto ve-
prime janë shembuj të asaj ç’ka ne bëjmë, sa herë më-
katojmë. Kurdoherë që ne mëkatojmë në veprimet,
fjalët ose qoftë dhe në mendimet tona, me vetëdije ose
pa vetëdije, fyejmë Perëndinë. Ne i themi Atij, si djali
i vogël, që për mua je i vdekur. Unë dëshiroj të për-
mbush dëshirat e mia dhe jo të të bindem. Mbani mend:
Perëndia dëshiron që të tërë të bëhemi shenjtorë. Nëse
ne nuk e arrijmë këtë, ne përbuzim Atin tonë të Shenjtë
dhe i tregojmë atij se nuk është i rëndësishëm për ne.
Veprimet tona mëkatare na drejtojnë kundër pasurive
të Perëndisë dhe gëzimit të parajsës, drejt në një tokë
të largët – një vëndi urije, turpi dhe braktisjeje.
A e ndiejmë një largësi të tillë nga Perëndia? Nëse
jo, atëherë kurrë nuk do mund të kuptojmë se ç’është
pendimi i vërtetë. Nëse nuk e shikojmë veten në një
tokë të huaj, të uritur e në nevojë për ndihmë, atëherë
kurrë nuk mund të kuptojmë me të vërtetë se ç’është
krishtërimi. Para se të kuptojmë shpëtimin e vërtetë,
së pari, duhet të ndiejmë kërkesën e nevojës. Në Vitin
Kishtar, kjo është koha që të bëjmë një vetëvlerësim;
një kohë që me ndershmëri të shikojmë jetët tona, ve
primet, qëllimet e drejtimin në jetë, si dhe të shikojmë
nëse jemi në udhën drejt shenjtërimit apo në udhën
që na çon larg Perëndisë, në një tokë të largët.
Në historinë, pasi djali i vogël largohet nga i Ati dhe
bie në një jetë të pështirë, vjen një çast, kur ai, së fundi,
e shikon veten, se cili është me të vërtetë. Shikon kondi-
tën e mjerueshme. Me përulësi kupton dhe pranon që
është një mëkatar i madh. Ai kujton mirësinë e të Atit
dhe dëshiron të kthehet në shtëpi. Djali është i gatshëm
të rrëfejë mëkatet dhe të kërkojë falje. Ai, së fundi
(vijon në faqen 4)
(vijon nga faqja 3)
vendos të ndërrmarrë një veprim,
të largohet nga jeta e tij e tmerr-
shme: me PERULESI kthehet tek
Ati, dhe krijon një fillim të ri.
Këtu shikojmë një shembull të
plotë se ç’farë është pendimi. Ai
nuk është vetëm pranimi që kemi
mëkatuar. Nuk është vetëm rrëfi-
mi i këtij mëkati. Nuk është ve-
tëm dëshira për t’u kthyer tek Ati.
Por, është një kombinim i tërë kë-
tyre së bashku, me një veprim ko-
nkret, një përpjekje për t’u ngri-
tur dhe kthyer. Pendimi është një
kthesë 180 gradëshe nga jeta jonë
e mëparshme mëkatare; një
kthim drejt udhës së Perëndisë,
me një përkushtim të prerë, që do
të mundohemi me tërë forcën tonë
të qëndrojmë në udhën e drejtë.
Një pjesë tjetër e pendimit, që
shikojmë në veprimet e djalit, ë-
shtë guximi i tij dhe shpresa. Ai
ka kurajo të shikojë vetveten dhe
të mos dëshpërohet. Ai, gjitha-
shtu ka guximin të fillojë udhë-
timin prapa për tek i Ati, duke
shpresuar, që Ai do ta pranojë.
Guximi dhe shpresa janë eleme-
nte esenciale të pendimit.
Historia nuk na tregon vetëm
si të pendohemi, por na tregon
rrjedhojat e një pendimi të tillë të
sinqertë. Kur djali i vogël fillon u-
dhëtimin e kthimit tek i Ati (dhe
kujtoni, pendimi është një udhë-
tim, jo thjesht një vendim çasti),
ne shikojmë veprimet dashurore
dhe të gëzueshme të Atit, në për-
gjigje të pendimit të vërtetë. Ati
e shikon djalin që larg. Po epriste.
Vrapon për ta takuar. E përqafon
dhe e puth dhe i ofron robën më
të mirë, një unazë dhe këpucë, të
cilat simbolizojnë një ripërtëritje
të nderit, të autoritetit dhe po-
zitës së djalit. Në veprimet e Atit,
ne shikojmë vetëm një dashuri pa
kondita dhe një mëshirë të ma
dhe. Ati nuk dëshiron ta ndëshko-
jë djalin për gabimet. Ai nuk e
qorton ose e gjykon. Ai gëzohet në
shpëtimin e tij. Djali kishte hu-
mbur dhe u gjet, kishte vdekur
dhe u ngjall përsëri.
Nëpërmjet veprimeve të Atit, ne
kuptojmë, se pendimi i sinqertë
sjell ripërtëritje të menjëhershme
dhe të plotë. lisui shpesh thotë
tek Ungjijtë, se ka më tepër gëzim
në qiell për një mëkatar që
pendohet, sesa ndaj 99 njerëzve
të drejtë. Perëndia është gjithmo-
në i gatshëm të na pranojë, të na
përqafojë dhe të na përtërijë në
parajsë, kur me përulje shkojmë
para tij, me zemër të penduar.
Mësimi i Ungjillit na kujton se
shumë nga ne kemi imituar djalin
në pjesën e parë të jetës, por kemi
harruar ose injoruar të dytën.
Kemi imituar atë në rebelimin ku-
ndër Atit, në mëkatimin e largi-
min tonë në një tokë të largët. Ta
ni, me përgatitjen tonë për Kre-
shmë, le të bëjmë një vlerësim të
vetes dhe të pasojmë shembullin
e djalit të ri në pendim i tij.
Le të kuptojmë sa larg është je
ta jonë nga Perëndia, të dëshiroj-
më për t’u kthyer tek Ai, të pranoj-
më pa justifikim mëkatet tona e
përulësisht t’i rrëfejmë ato dhe
pastaj të ndryshojmë udhët e ve
primet tona dhe të kthehemi tek
Ati ynë, duke pranuar dashurinë
e mëshirën e tij në jetët tona.
“Edhe do të jem Ati juaj
edhe ju do të jeni bijt’ e mi
edhe bijat’ e mija” (Kor.II
6,18). Këtë zë të ëmbël e
të njomë të Perëndisë e
kishte shkruar shumë
vjet përpara edhe profeti
Jeremia.
Vërtet, cili nuk mallën-
gjehet përpara kësaj da-
shurie të paanshme dhe
mijëra herë të shtrenjtë?
Kush nuk ndien premti-
min e shumëdëshiruar të
Atit të madh? Me fjalën
“Atë”, Zoti mbylli një pe-
riudhë të Dhiatës së Vje-
tër dhe hapi periudhën e
Re, të Dhiatës së Re. Me
këtë Qalë mbushi zemrat
e njerëzve me dritë, gë-
zim, jetë dhe tregoi se nuk
është vetëm mbret i rre-
ptë e ndëshkues, por Atë
me dhembshuri për fëmi-
jët e Tij.
Gjithmonë Atë! Edhe
kur kemi dhimbje, edhe
kur bëjmë dëshirën hyj-
nore, edhe kur mëkatoj-
më. Nuk është Atë vetëm
për të drejtët, por edhe
për mëkatarët. Me dhe-
mbshurinë dhe me mbro-
jtjen e Tij, i përqafon dhe
i mbulon butë të gjithë.
Por, historia tragjike e pa-
ravolisë së birit plankpri-
shës, fatkeqësisht, përsë-
ritet edhe sot. Rruga, që
zgjodhi i riu i shthurrur
nuk u mbyll. Mbeti e ha-
pur. Mijëra ecin në të, të
ngarkuar me boshësinë e
jetës së tyre: ëndrrat,
maninë për lavdi, aftë-
sitë, të tanishmen e të ar-
dhmen. Vendi shpirtvra-
sës i largimit e i mëkatit
i pret. Dhe, sigurisht,
drama që pason është e
tmerrshme. Zhduken e
humbin pasuritë e tyre,
humbet liria, bien pendët
e tyre si të zogut. Embë-
Isinë e dhembshurisë atë-
rore e pason hidhësia e
mëkatit. Atëherë, me plot
([ Kthimi
ankim, pyesin: “Kjo ishte
ajo, që kaq shumë e dëshi-
ruam dhe gjuajtëm? Por,
kjo s’është asgjë. Ku është
lumturia, që na premtoi?
Eshtë tragjike për ata, që
të zgjedhin për hero të ty
re birin e shthurur.
Po, në fund, biri plank-
prishës, pasi erdhi në ve-
te, mori menjëherë vendi-
min e tij “Do të kthehem
tek im atë”… Në të njëjtin
çast u ngrit trupërisht e
shpirtërisht, i gatshëm
pdr këtë. Sado, që kjo do
të ishte e vështirë dhë e
ashpër, sado që të shum-
tët e njerëzve, të njohurit
e tij, do ta përqeshnin.
Por, sa e marrin këtë
rrugë, të kthimit të be-
kuar?
Një kontroll i vëme-
ndshëm i vetes sonë do të
zbulojë në më të shumtët,
se edhe ne jemi, kush
shumë e kush pak, larg
nga Ati qiellor dhe nga dë-
shira e Tij. Shpesh mëka-
ti gjen mënyra, që të pa-
ralizojë vullnetin tonë
dhe të ndalojë kthimin
tonë. Njërit i sugjeron lar-
gimin, tjetrit dyshimin, të
tretit i transmeton dësh-
përimin, kurse të katërtit
i sugjeron rrezikun e ta-
lljes nga ana e të tjerëve.
Me të gjitha këto dhe
shumë të tjera, mëkati i
mbërthen mjaft nga vi-
ktimat e tij dhe pengon
kthimin e tyre.
Ka vetëm një mënyrë
për të çliruar rrugën e
kthimit tonë nga këto pe-
ngesa: Të bëjmë kryengri-
tje me gjithë fuqitë të
tona kundër të keqes, në
qoftë se kjo gjendet bre-
nda ose përqark nesh,
dhe të marrim menjëherë
rrugën për te Ati ynë, që
kaq shumë na pret.
Parajsa fitohet vetëm
me pendimin, me kthi
min. Rilindja e shpirtit
mëkatar është përgjith-
monë një nga mrekullitë
e mëdha të plotfuqi-
shmërisë hyjnore. Në qo-
ftë se mëkati vdes shpir-
tin, lisui e ringjall atë.
Ndaj, le të marrim të
gjithë rrugën e kthimit
ndaj Atit dhe vlerave të
përjetshme e të palë-
kundura. Biri i shthurrur,
plankprishës, na e shënoi
rrugën. Mijëra e pasuan.
Tani është radha jonë.
Në Kreshmët e Mëdha,
Kisha na fton në ndeshje
të reja shpirtërore. Ajo ë-
shtë e sigurtë për fitoren.
Por, të njëjtin besim kër-
kon edhe nga ne. Sado
mëkatarë që të jemi, le të
mos kemi asnjë dyshim.
Mjaft kohë shijuam frytet
e mohimit dhe lë largimit.
Përgatiti:
Petro Xhuveli