Priftërinj orthodhoksë pranë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
^Zaharinë e bëri at shpirtëror dhe Nifonin e bëri prift…”
Në kuadriii e 530-vjetorit të fjetjes së
Gjergj Kastriotit, Heroit tonë Kombëtar dhe
’’Athletit të Krishtit”, po ribotojmë një studim të
z. Dhimitër Beduli, ku fLitet rreth një dohumenti
tepër të rëndësishëm, i cili hedh dritë për disa
aspekte të historiko-fetare të kohës.
Disa të dhëna lidhur me pe-
riudhën e lavdishme të Gjergj
Kastriotit gjenden edhe në ve-
prën agjiografike orthodhokse:
“Jeta dhe veprimtaria e Nifonit,
Patrik i Konstandinopojës”,
shkruar.nga fillimi i shek. XVI.
Pjesën. që i takon vendit tonë e
kemi nxjerrë nga botimi i fundit
i veprës në gjuhën rumune, më
1937, nga Tit Simedrea. Pjesa ka
këtë pëmbajtje:
“… Dhe Zaharia me Nifonin, si
ndenjën pak kohë atje {në Ohri),
deshën të shkojnë në vendin e
Askulunit (këtu kuptohet Shqi-
përia); me ata u bashkuan dhe
shumë të tjerë. Dhe nisën nga
Justiniana, disa nga ana e tokës,
disa me anije dhe arritën në një
qytet të madh me emrin Durrës,
i cili është në vendin e Askulunit
dhe që andej u ngjitën në qytetin
e Krujës, e cila është rreth 6 milje
larg nga Durrësi. Dhe vanë te
Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili
quhej Skënderbe dhe i pranoi me
gëzim të madh e me dashuri, se-
pse ky edhe më përpara kish dë-
gjuar për jetën e tyre, që ta ketë
{Zaharinë} at shpirtëror, mësues
dhe edukator për të gjithë njerë-
zit, si dhe organizator të shpë-
timit të të gjithëve, ndërsa Ni
fonin, me bekimin e arkiereut të
Krujës, e bëri prift atje, duke e
dorëzuar, si edhe vetë arhiereun,
i lumturi patrik Nikolla…”
“Pas pak kohe u ngritën turqit
nga lindja dhe pushtuan të gjithë
viset drejt Perëndimit, pikërisht
deri në detin e Oqeanit dhe deri
në Shqipëri dhe çdo gjë që gjenin
e thernin, e plaçkisnin dhe i vinin
zjarrin. Njerëzit, pra, iknin nga
mundte secili. Dhe etërit e lu-
mtur {Zaharia me Nifonin} lanë
Shqipërinë dhe erdhën përsëri në
qytetin e madh të Ohrisë”.
Kjo është përmbajtja, simbas
variantit të botuar nga Tit Si-
mendrea. Por, edhe pas një varia-
nti tjetër, që disponojmë, të botu
ar në mënyrë përmbledhëse nga
N.A. Konstandinesku, e njëjta
përmbajtje del. Ja varianti i dytë:
“Të dy miqtë lanë Artën, për
një udhëtim më
të gjatë, duke u
ndaluar pak ko-
hë në Justini-
anë, ku ishte
qendra e patri-
ku t orthodhoks,
nga i cili vare-1
shin bullgarët,
serbët dhe shqi-
ptarët.”
Meqenëse
qyteti ishte nën
sundimin e tur-
qve, të dy ka-
llogjerët u dre-
jtuan për në Shqipërinë e lirë të
Gjergj Kastriotit, të quajtur
Skënderbe: ata arritnë në vend-
qëndrimin e tij, në qytetin Krujë,
pasi kaluan Durrësin dhe u
pritnë shumë mirë në oborrin e
tij: Zaharinë e bëri at shpirtëror
dhe Nifonin e bëri prift…
Por, valët e luftës myslimane
ua prishën edhe këtu qetësinë;
bota ikte e tmerrruar prej ho-
rdhive turke, duke kërkuar shpe-
tim në det ose në shpellat e
maleve. Nën mbrojtjen e robës së
kallogjerit ata u kthyen në
Ohri…”
E reja e kësaj pjese qëndron,
në radhë të parë, në atë, që fondit
të burimeve historike për këtë
periudhë të shkëlqyer të historisë
sonë kombëtare, i shtohet dhe një
dokument tjetër me prejardhje
nga arkivat ende të pagjurmuara
mirë të Ajonorosit, me të cilin fa-
milja e Kastriotëve ka pasur, siç
dihet, lidhje të vazhdueshme.
Në këtë pjesë përmenden
emrat e dy klerikëve orthodho-
ksë, Zaharisë dhe Nifonit, për je-
tën e të cilëve Skënderbeu kishte
dëgjuar edhe më parë.
Nga disa të dhëna biograflke
del se Nifoni ishte shqiptar nga
gjaku, në mos edhe Zaharia, po
të kemi parasysh se u ngarkua
me misionin e atit shpirtëror
gjatë qëndrimit të tij në Krujë,
mision i cili kërkon që të dish gju-
hën e popullit.
Nga teksti nuk del e qartë as
koha e ardhjes së tyre në Krujë,
Busti i Gjergj Kastriotit,
realizuar nga Odise Paskali
as koha e largimit nga Kruja.
Përsa i përket ardhjes, me-
ndojmë, duke marrë parasysh
dhe moshën e Nifonit, i cili ka
lindur rreth vitit 1434, se ajo du-
het të ketë ndodhur në vitet 1458-
-1460, gjatë apogjeut të fitoreve
të popullit tonë. Ndërsa, përsa i
përket largimit, ky duhet të ketë
ndodhur gjatë vitit 1466, sepse
këtë vit ata gjenden përsëri në
Ohër, në manastirin e Shën Ma-
risë, ku ishte dhe selia e Pa-
trikanës. Kjo del dhe nga për-
mendja në tekst e ardhjes së turq-
ve në Shqipëri, që duhet të jetë
ajo e qershorit të vitit 1466 (që
kryesohej nga vetë Sulltan Meh-
meti II), e cila i shkaktoi vendit
dëme të mëdha.
Se çfarë i ka shtyrë këta dy
klerikë të vinë, bile “bashkë edhe
me shumë të tjerë” në Krujë, kjo,
besojmë, se del vetë nga ngjarjet
e kohës.
Pushtimi i Konstandinopojës
në maj të vitit 1453 nga sulltan
Mehmeti II, që i dha fund pe-
randorisë mijëvjeçare Bizantine,
kish shkakfuar një panik dhe një
dëshpërim të madh, si në popujt
e Ballkanit, ashtu dhe në të gjithë
Evropën.
E vetmja kala e pamposhtur
në Ballkan, ku turqit thyenin
vazhdimisht kokën, e vetmja
shkëndijë e fortë, që ndizte
zjarrin e luftës kundër pushtu-
esit, për të shpëtuar lirinë dhe
qytetërimin, ishte Shqipëria dhe
populli i saj i vogël, por heroik,
nën udhëheqjen e Gjergj Kastri
otit.
Pikërisht nga këto u nisën dhe
Zaharia me Nifonin dhe erdhën
në Shqipërinë e lirë të Gjergj
Kastriotit, në Krujën kreshnike,
për t’i shërbyer edhe ata sado pak
kauzës së përbashkët. Mund të
shtojmë se dukuri të tilla në këtë
kohë janë të pakta. Një funksion
të tillë, si vatra që kishin mbetur
të lira dhe ku kërkonin strehim
dhe mundësinë për të vazhduar
veprimtarinë e tyre shumë per
sona të ikur nga vendet e pu-
shtuara, e luanin dhe principata
e Vllahisë dhe ajo e Moldavisë.
Edhe kthimi më 1466 nga Kruja
në Ohër i dy personave në fjalë,
nuk mund të ketë qenë pa qëllim,
pa ndonjë mision të posaçëm nga
ana e Skëndërbeut, i cili në këtë
kohë, për t’i bërë ballë.gjendjes
kritike, në të cilën ndodhej vendi,
po u bënte thirrje të fundit për
luftë e bashkëpunim gjithë
aleatëve dhe fqinjëve të tij.
Nuk përjashtohet supozimi,
mendojmë ne, që ata të jenë
dërguar për t’u lidhur me krerët
e Ohrisë, për ndonjë kryengritje,
e cila, në fakt do të jetë or-
ganizuar, por ka dështuar, sepse,
siç mësojmë nga një kronikë e
kohës, në gjuhën sllave, Sulltan
Mehmeti II, kur po kthehej nga
Shqipëria më-1466, dha urdhër
që kryepiskopi i Ohrisë, Dho-
rotheu, bashkë me shumë krerë
dhe klerikë të vendit, të inter-
noheshin në Stamboll. Ndërmjet
të internuarve kanë qenë dhe
Zaharia me Nifonin.
Nga pjesa që u përmend, del
se Kruja në kohën e Skëndebeut
ishte një nga të paktat qendra
episkopale orthodhokse në terri-
tore të lira, në mos e vetmja, e ci
la sigurisht luante edhe ajo një 1
rol në mobilizimin e masave për .
luftën kundër turqve.
Këtë aspekt, kaq të rëndë-
sishëm për atë periudhë, ishte e ;
pamundur të mos e shfrytëzonte
Skënderbeu, duke përdorur kle-
rikët me influencë në detyra dhe
misione të ndryshme, siç ishte |
rasti i Zaharisë dhe i Nifonit ose 1
i episkopit të Krujës, Stefanit, në
nënshkrimin e traktatit të
Gaetës më 1451 etj., për anën
orthodhokse, apo i Pal Engjëllit
etj., kur ishte fjala për marrë-
dhëniet me Romën.
Dh. B.