Dhe ja, në Jerusalem ishte një njeri me
emrin Simeon; dhe hy njeri i drejtë e me frihë
Perëndie, priste ngushëllimin e Izraelit. Dhe
Shpirti i Shenjtë ishte mbi të; dhe i ishte
zbuluar atij nga Shpirti i Shenjtë se nuk do
të shihte vdekje, para se të shihonte Krishtin
e Zotit. Dhe, i shtyrë nga Shpirti, erdhi në
hierore; dhe prindërit i sollën foshnjën lisu
për t’i bërë atij sipas zakonit të ligjit, ai e mori
në hrahët e tij dhe bekoi Perëndinë e tha:
Tani, o Zot, lëre të shkojë në paqe shërbëtorin
tënd, sipas fjalës sate; se sytë e mi panë
shpëtimin tënd, që e përgatite faqe gjithë
popujve, dritë për të ndriçuar kombet dhe
lavdi për popullin tënd Izrael.
Llukai 2: 25-31
Përhasja në Tempull e Zotit (Ipapandia)
Dyzetë ditë mbasi u
lind, Ai u paraqit para
Perëndisë në Tempu-
llin e Jerusalemit, si-
kurse e kërkonte Ligji
i Moisiut. Në atë kohë,
edhe nëna e tij, Maria,
bëri ritualin e pastri-
mit dhe ofroi flijimet,
si i kërkonte Ligji.
Prandaj, dyzetë ditë
mbas Krishtlindjeve
Kisha kremton, më 2
Shkurt, Përhasjen
(ose Paraqitjen) e Zo
tit në Tempull.
I ishte “zbuluar Si-
meonit me.anë të
(Vijon në faqen 7)
(uijon nga faqja 1)
Shpirtit të Shenjtë, se
nuk do ta shikonte vde-
kjen përpara se të shi
konte Zotin Krisht”
(Lluka 2:26) dhe, i fry-
mëzuar prej të njëjtit
Shpirt, ai erdhi në Te-
mpull, ku përhasi Me-
sian e porsalindur, e
mori në krahët e tij dhe
tha fjalët, që tani thu
hen çdo ditë në Shër-
besën Orthodhokse të
Mbrëmjes:
Ταπί përlëshoje shër-
bëtorin tënd, o Zot,
me paqe, simbas fja-
lës sate, se sytë e mi
panë shpëtimin tënd,
të cilin Ti e përgatite
faqe gjithë popujve,
dritë për ndriçimin e
kombeve dhe për la-
di të popullit tënd
Izrael
(Lluka 2:29-32).
Në këtë kohë, Simeo-
ni parashikoi gjitha
shtu, që lisui do të jetë
një “shenjë kundërshti-
mesh” dhe që ai do të
shkaktojë “rënien dhe
ngritjen e shumë vetëve
në Izrael”.
Ai, gjithashtu para
shikoi vuajtjet e Marisë
për shkak të birit të saj
(Lluka 22: 34-35). Ana,
gjithashtu ishte e pra-
nishme dhe, duke fale-
nderuar Perëndinë “ajo
u fliste për këtë fëmijë
të gjithë atyre, që pri-
snin shpërblimin në Je
rusalem” (Lluka 2:38).
Në shërbesën e të
kremtes së Përhasjes të
Zotit, theksohet fakti që
Krishti, Biri dhe Fjala
e Perëndisë, me anë të
cilit u krijua bota, tani
po mbahet si fëmijë në
duart e Simeonit; i
njëjti Bir i Perëndisë,
Dhënësi i Ligjit, tani ai
vetë po përmbush Li-
gjin, i mbajtur në krahë
si një foshnje.
Prite atë, o Simeon, të
cilin Moisiu në Ma
lin e Sinait e shikoi
në errësirë si Dhënë-
sin e Ligjit. Prite atë
si një foshnje, tani që
po i bindei Ligjit. Se-
pse për të folën Ligji
dhe Profetët, i mishë-
ruar për ne dhe për të
shpëtuar njerëzimin.
Ejani ta adhurojmë
atë!
Shërbesa e Mbrëmë-
sores dhe Mëngjesorja e
festës së Përhasjes të
Zotit, janë të mbushura
me himne të kësaj te
rne. Në Liturgjinë Hyj
nore vargjet nga kënga
e Marisë formojnë para-
vargun dhe Qalët e Si
meonit janë vargjet për
Aliluiat. Këndimi i Un-
gjillit tregon Përhasjen
(takimin), ndërsa kën-
dimet nga Dhiata e Vje-
tër në Mbrëmësoren, i
referohen Ligjit të pa-
strimit në Levitikun, vi-
zionit të Isaisë në Te-
mpullin e Perëndisë së
Tri-Shenjtë dhe dhura-
tës së fesë tek egjipti-
anët, profetizuar nga
Isaia, kur drita e Zotit
do jetë për të “ndriçuar
Kombet” (Lluka 2:32).
Kremtimi i Përhasjes
së Zotit nga Kisha, nuk
është thjesht një përku-
jtim historik. Të frymë-
zuar nga i njëjti Shpirt
i Shenjtë, si Simeoni
dhe të udhëhequr po
nga i njëjti Shpirt në Ki-
shën e Mesias, anëta-
rët e Kishës mund të
pretendojnë “përha-
sjen” e tyre me Zotin
dhe, gjithashtu mund të
dëshmojnë, se edhe ata
mund “të përlëshohen
me paqe”, meqenëse sy-
të e tyre panë shpëti-
min e Perëndisë në per
sonin e Krishtit.