EmailFacebookKontakt

Të mësojmë lutjet tona – Psalmi 40

Të mësojmë lutjet tona

Psalmi 40
Psalm i Davidit

Lum ai që mendon për të varfrin dhe nevojtarin; në ditë fatkeqësie Zoti do ta shpëtojë.

Zoti do ta ruajë atë dhe do ta mbajë në jetë dhe do të bëhet i lumtur mbi dhe, e s’do ta japësh në duar të armiqve të tij.

Zoti do ta ndihmojë atë kur të jetë në shtratin e lëngimit të tij; e shndërrove krejt shtratin e tij nga sëmundja.

Unë thashë: O Zot, ki mëshirë për mua; shëroje shpirtin tim, se para teje mëkatova.

Armiqtë e mi të këqia thanë për mua; kur do të vdesë? dhe emri i tij kur do të humbë?

Dhe kur vinte ndonjë për të parë, fliste kotësira; zemra e tij brenda vetes mblidhte paudhësi; sapo jashtë dilte, po për të do të fliste.

Të gjithë armiqtë e mi pëshpërisnin kundër meje; dhe të këqia mendonin kundër meje.

Fjalë të paligjshme përhapnin kundër meje se mos ai që flë, më kurrë nuk do të ngrihet?

Se edhe njeriu, me të cilin jetoja në paqe, tek i cili besoja, që bukën time hante, thembrën ngriti kundër meje.

Dhe ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe ngremë, dhe do t’ ua shpaguaj atyre.

Nga kjo do ta dinë se ti më deshe, që armiku im të mos gëzohet për mua.

Dhe ti, më mbaj në dëlirësinë time dhe më forco përpara në jetë të jetëve.

I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, në jetë të jetëve. Amin, Amin.