EmailFacebookKontakt

Për shumë vjet o Kryezot!

Me rastin e 25-vjetorit të hirotonisjes episkop të Fortlumturisë së Tij Anastasit, të mërkurën 19-nëntor, në Kishën e Burimit Jetëdhënës në Korçë u krye një Liturgji Hyjnore nga At Ilia Kotnani, At Sotiraq Dinka dhe dhiakonët Vangjush Terzi e Kristaq Mërtiri.

Për jetën dhe veprën e shquar të Kryepiskopit Anastas në shërbim të besimit Orthodhoks foli At Ilia Kotnani dhe pastaj nga At Sotiraq Dinka u lexua telegrami i urimit në emër të klerikëve, këshillave kishtare, lidhjeve të intelektualëve, grave e rinisë orthodhokse dhe të gjithë besimtarëve të Dioqezës së Korçës.

Të tërë të pranishmit kënduan “Për shumë vjet o Kryezot!” dhe u larguan, duke i uruar Fortlumturisë së Tij jetë të gjatë për të kryer veprën madhore të ngjalljes, përparimit e konsolidimit të Kishës sonë Orthodhokse.

Vaskë Stase