Të shtunën, 6 dhjetor, në kuadrin e vizitës në vendin tonë, ndihmës Zëvendëssekretarja e shtetit e SHBA, znj. Malloy, pati një takim me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin.
Në këtë vizitë, që zgjati nga ora 16.00 deri në orën 16.45, ajo shoqërohej nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Mariza Lino.