Sa më shumë që lidhemi me Të, sa më në thelb qëndron Ai në zemrën tonë me hirin e mistereve të Kishës së Tij, aq më shumë du të shohim që vështirësitë e ndryshme personale, familjare dhe shoqërore të mposhten me ndërhyrjet mrekullibërëse të Perëndisë. Dhe së fundi, të gjithë ata që jetojnë “në Të”, me veprimin e Shpirtit të Shenjtë, bëhen edhe ata vetë faktorë për kapërcimin e rrugëve pa krye në mjedisin e tyre, çajnë edhe ata kalime dhe rrugë paqeje dhe pajtimi aty, ku të gjitha duken të mbyllura: të mbyllura nga ashpërsia dhe sëmundja e egoizmit njerëzor; të mbyllura për arsye të dyshimit të lig e të meskinitetit, të mbyllura nga urrejtjet dhe ekseset luftënxitëse.
…Kapërcimi i rrugëve pa krye mbetet mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe përvojë personale e të gjithë atyre që jetojnë me Krishtin.
(Nga fjala e Kryepiskopit Anastas në Krishtlindjet e 5 vjetëve më parë.)