Dhe si lindi Jisui në Vithleem të Judesë, në ditët e mbretit Irodh, ja, disa magë nga Lindja erdhën në Jerusalem, duke thënë: Ku është mbreti i Judejve që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm që t’i falemi. Dhe kur dëgjoi këtë, mbreti Irodh u trondit, dhe bashkë me të, gjithë Jerusalemi. Dhe si mblodhi gjithë kryepriftërinjtë dhe shkruesit e popullit, pyeti që të merrte vesh prej tyre ku duhej të lindte Krishti. Dhe ata i thanë: Në Vithleem të Judesë; sepse kështu është shkruar me anë të profetit: “Dhe ti, Vithleem, tokë e Judës, nuk je aspak më i vogli ndërmjet të parëve të Judës; sepse prej teje do të dalë një i parë, që do të kullosë popullin tim Izrael.”
Mattheu 2:1-6