EmailFacebookKontakt

Rinovimi i klerit – synim kryesor

Aleksandri

Rinovimi i klerit – synim kryesor

Gjatë një interviste, primati i ri i kishës Orthodhokse në Afrikë, Patriku i Aleksandrisë Petro VII, deklaroi se rinovimi i klerit orthodhoks në Afrikë është në qendër të shqetësimeve të tij: “Problemi jonë, – tha ai, – konsiston në gjetjen e priftërinjve kompetentë jo vetëm për dy qendrat tona patrikale, të Aleksandrisë dhe Kairos, por gjithashtu edhe për rajonet e tjera të Afrikës nën juridiksionin tonë”.

Më pas, patriku Petro VII, vuri në dukje se Patrikana e Aleksandrisë numëron aktualisht 350 priftërinj, nga të cilët 250 me origjinë afrikane. Në të ardhmen e afërt duhen më shumë se njëzetë priftërinj të rinj për t’iu përgjigjur nevojave më urgjente.