Në muzeun kushtuar Holokaustit kundër hebrenjve, gjatë Luftës së II Botërore, është i pasqyruar edhe kontributi i atyre orthodhoksëve, që bënë të pamundurën për t’i shpëtuar ata nga kthetrat naziste.
I tillë është (p. sh.,) rasti i At Grigol Peradze, prift orthodhoks gjeorgjian, i vendosur në Varshavë, i cili vdiq në Aushvic për shkak se ndihmoi çifutët dhe rezistencën polake, si dhe gjeorgjianët e ndjekur, i cili është kanonizuar më 1996 nga Kisha Orthodhokse e Gjeorgjisë.
Apo motër Marie Skobtsov, një murgeshë ruse e emigruar dhe At Dimitri Klepinin, prift në Paris, të cilët i dhanë strehë shumë hebrenjve. Këta të dy, së bashku me disa laikë që i ndihmonin, u arrestuan nga Gestapoja dhe u internuan. At Klepinin vdiq në 1944 në kampin e Doza, ndërsa motër Maria në prill 1945, në kampin e Ravensbrukut. Për motër Maria Skobtsov ka edhe një kërkesë për kanonizim drejtuar Patrikanës së Moskës nga orthodhoksët e Francës.