EmailFacebookKontakt

Engjëlli i qetësisë

Dikur në Azinë e Vogël jetonte një familje e pasur mbretërore. Ishte e respektueshme, zemërmirë dhe njerëz të besës.

Djali i vetëm kur u rrit dhe mbaroi studimet e tij, preferoi qytetërimin engjëllor dhe vendosi të vazhdonte jetën e shkretëtirës.

Kërkoi për shumë kohë në skitet e shkretëtirës së Egjiptit, derisa një ditë takoi një jerond shumë të ashpër. Menjëherë i respektueshmi e luti që ta pranonte si vartësin e tij në skit dhe i riu deklaroi se do të respektonte plotësisht fjalët e jerondit.

– Shko prapë në vendin tënd, – i tha jerondi – dhe kujdesu të bësh atë që tha Zoti ynë. – Mblidh pasurinë tënde dhe ndajua të varfërve. Pasi të bësh këtë, eja prapë këtu dhe unë do të të pranoj.

I riu ndërroi mendje dhe u kthye menjëherë në vendin e tij. Shiti të gjitha ç’kishte dhe paratë që fitoi tia ndau të varfërve. I kënaqur që respektoi udhëzimet e plakut dhe tani ishte i varfër, mori rrugën për në skit dhe në shkretëtirë, ku jerondi e pranoi me gëzim.

Si u bë murg, e thirri një ditë dhe i tha:

– Tani do të shkosh të rrish në atë qeli, që ndodhet në lëndinën e kodrës dhe nuk do të flasësh me asnjeri.
– Të jetë e bekuar, – u përgjigj murgu dhe vajti e qëndroi tek ai që i rekomandoi jerondi. Atje priti për 5 vjet dhe përpiqej me forcë pa thënë një fjalë.

Besimi dhe durimi i tij nuk mund të mbetej i fshehur nga vëllezërit e tjerë, të cilët e admironin dhe e nderonin me shumë respekt.

Vazhdonte përpjekjet e tij murgu në qelinë e tij, dikur e vizitoi jerondi i tij dhe i tha:

– Shikoj diçka që më hidhëron, biri im. Ti këtu nuk vlen fare. Dëgjoj shumë mburrje nga vëllezërit, por në fakt nuk i meriton dhe rrezikon kështu të humbësh shpirtin tënd. Duhet të ikësh nga Egjipti, prandaj përgatitu. Vendosa të të çoj në qiniov.

Murgu uli kokën dhe, pa thënë asnjë fjalë, tregoi nënshtrimin e tij në dëshirën e jerondit. Menjëherë përgatiti plaçkat e tij të pakta dhe u nis për në rrugën e gjatë. Pakpërpara se të nisej, jerondi i dha një letër që i drejtohej igumenit të manastirit, në të cilin e çonte. Plaku nuk u kujtua t’i thotë vartësit të bindur, në qoftë se atje ku shkonte duhej të fliste apo jo. Murgu, përderisa jerondi nuk i tha gjë, vazhdoi programin e tij të vjetër dhe e mbajti gojën të mbyllur. Zëri i tij, pra nuk dëgjohej.

Si arriti në qiniov, igumeni e pranoi dhe murgu filloi atje përsëri përpjekjet e tij. Shumica e etërve të manastirit e kujtonin memec.

Igumeni kishte dyshimet e veta dhe donte ta vërtetonte, prandaj e ftoi dhe i tha:

– Dua të shkosh, jashtë qytetit, o at, tek lumi i madh dhe të kalosh matanë, që të na sjellësh disa furnizime për qinovin.

Murgu uli kokën e tij gjithë besim, duke pranuar urdhërin. U nis për tek lumi, por, para se të ikte, igumeni nisi dhe një murg tjetër, për ta ndjekur.

Igumeni e dinte shumë mirë se lumi ishte i fryrë dhe se ishte e pamundur që dikush të kalonte matanë tij. Prandaj dërgoi atje vartësin e ri, sepse besonte se nuk mund të kalonte dhe do të detyrohej të kthehej prapa dhe t’ia thoshte. Kështu do ta vërtetonte në se ishte në të vërtetë pa zë. Sa arriti tek lumi, murgu i dëgjuar, kur pa përmbytjen, kuptoi që ishte e pamundur të kalonte matanë.

Pa u menduar shumë, u gjunjëzua dhe filloi të lutej me lot në sy, por me gojën gjithmonë të mbyllur. Gjatë mbarimit të lutjes së tij, iu afrua një krokodil nga lumi dhe i qëndroi pranë.

Atëherë, murgu i hipi sipër dhe krokodili i madh çau lumin dhe e kaloi në anën tjetër.

Vëllai që e ndiqte me urdhrin e igumenit, u prek nga ngjarja e veçantë dhe u çudit me virtytin dhe fuqinë e lutjes së murgut. U kthye me vrap në manastir dhe tregoi të gjitha sa kishin ndodhur.

Edhe igumeni u çudit për ngjarjen që dëgjoi dhe që në atë moment të gjithë e vlerësonin me nderim të veçantë dhe e konsideronin bekim për manastirin, faktin që një murg i tillë të ishte pranë tyre.

Disa vite më vonë ai murg, i cili ishte shembulli i bindjes, dha shpirtin e tij tek Perëndia dhe i gjithë qinovi u zhyt në mërzitje për humbjen një njeriu të tillë. Igumeni çoi një letër tek jerondi i parë i manastirit, që ta informonte për fundin e lumur të jetës së tij tokësore.

Letra mbaronte me këtë frazë:

“Na dërgove njeri pa fjalë, por jetoi mes nesh si engjëll i vërtetë”.

Jerondi i murgut bindës, si lexoi letrën, u çudit me bindjen e vartësit të tij të lumur dhe, pasi shkroi të vërtetën për të, e dërgoi tek igumeni. Igumeni ftoi të gjithë etërit e manastirit dhe u lexoi të gjitha fjalët që ka shkruar jerondi:

“Igumen i shenjtë, njeriu i lumur që të çova para disa ditëve, nuk ishte aspak pa zë. Por, në të vërtetë ishte e kundërta. Për hir të urdhrit shpirtëror kaloi gjithë këto vite pa folur.

Tani, pra, që i Zoti e ftoi pranë Tij, le të kemi bekimin e tij”.

Marë nga libri “Jerondikoi i fëmijëve”