EmailFacebookKontakt

Vetëm Perëndia

Perandori i Bizantit Konstandini VIII kishte ftuar në oborin e tij një murg të shenjtë, të cilin donte ta kishtet këshilltar për të gjitha çështjet serioze. Por, murgu, me rason e tij gjysmë të grisur dhe sjelljen e tij asketike, përbënte një stonim brenda gjithë atij luksi të pallatit perandorak. Oborrtarët e korruptuar nuk e duronin dot praninë e tij dhe flisnin me përbuzje.

Kur e mori vesh Perandori, i thirri të gjithë në sallën e fronit dhe u tha:

– Oborrtarë, porsi juve, mund të bëj me dhjetëra të tjerë. Por, një njeri si ky, vetëm Perëndia mund ta bëjë.