Dritë nga Ungjilli
Mësime të Perëndinjeriut, Zotit tone Jisu Krisht
Sepse po ju them, që në qoftë se drejtësia juaj nuk e kalon atë të shkruesve e të Farisejve, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve.
Keni dëgjuar se u qe thënë të vjetërve: Mos vrit, dhe: Cilido që të vrasë, do të jetë fajtor para gjyqit. Dhe unë po ju them: Cilido që do të zemërohet kundër vëllait të tij pa shkak, do të jetë fajtor para gjyqit; dhe ai që do t’i thotë vëllait të tij “raka”, do të jetë fajtor para Sinedrit; dhe ai që do t’i thotë “i marrë”, do të jetë fajtor në gjehenën e zjarrit.
Pra, në qoftë se ti je, duke blatuar dhuratën tënde në altar, dhe aty të kujtohet se vëllai yt ka diçka kundër teje, lëre aty para altarit dhuratën tënde, dhe shko më parë të pajtohesh me vëllain tënd; dhe pastaj eja të japësh dhuratën tënde.
Matth. 5:20-25