EmailFacebookKontakt

Telegram ngushëllimi për fjetjen e Mons. Frano Ilias

ARQIPESHKVISE KATOLIKE, SHKODER

Marrim pjesë me gjithë zemër në hidhërimin për fjetjen e Arqipeshkvit Mitropolitan të shumërespektuar, Imzot Frano Ilias, duke u lutur që Perëndia, që aq shumë deshi, të prehë në gjirin e Tij shpirtin e tij të zgjedhur.

Besimi i palëkundur tek Krishti, përkushtimi i tij tek Ungjilli i dashurisë dhe qendresa e tij prej martiri në burgjet e diktaturës ateiste, do të jenë përherë frymëzim për të gjithë. I përjetshëm kujtimi i tij.

Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi

Tiranë, më 27. 10. 1997