EmailFacebookKontakt

Rrugë të mbarë! – Doli numri i parë i revistës për fëmijë “Gëzohu!”

Rrugë të mbarë!

– Doli numri i parë i revistës për fëmijë “Gëzohu!”, botim i KOASH. –

Këto ditë doli nga shtypi numri i parë i revistës për fëmijë “Gëzohu”, botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo është organi i parë i Kishës sonë posaqërisht për të vegjlit dhe u realizua me nxitjen dhe kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas.

Për krijimin e revistës duhet falenderuar grupi i punës i përbërë nga pedagogu i theologjisë Jorgo Papadhopulli, pedagogu prof. dr Kozma Grillo, priftëreshat Urani Rici dhe Fotini Veroni, formulimi grafik nga Sotir Lito, Ilia Mazniku etj.