EmailFacebookKontakt

KOASH – 800 tonë ndihma

Gjatë periudhës së trazirave, në kushte shumë të vështira dhe mes pengesash të shumta, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zhvilloi paralel dy programe ndihmash. I pari u organizua nga Zyra Diakonia Agapes (Shërbimi Dashurisë), dhe shpërndau rreth 200 t ushqime etj. Ky program u mbështet financiarisht nga projektet e ndihmës të organizatave ndërfetare europiane, ku bën pjesë Kisha jonë dhe IOCC (Organizata Ndërkombëtare Orthodhokse e Bamirësisë-SHBA). Ai u shtri në më shumë se 10 rrethe në gjithë vendin.

Programi tjetër, që ishte dhe më i madhi, për nga vëllimi i ndihmave të shpërndara, u realizua me donacionet e besimtarëve të huaj orthodhoksë, kryesisht nga Greqia dhe synoi, në mes vështirësish të panumërta, zonat më të nxehta e më të goditura të Jugut. U shpërndanë rreth 600 t ndihma në rrethet Tepelenë, Korçë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë etj. Ndihmat u siguruan dhe për strukturat shëndetësore, azilet etj. Të dy programet e patën nisjen e tyre që në muajin mars.

Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas dhuroi edhe 2 milionë lekë për rikonstruksionin e UB të Kamzës.