EmailFacebookKontakt

Manastiri i ringjallur i Shën Vlashit

I shkatërruar i pari nga furia ateiste, ky Manastir trashëgoi vetëm një godinë gjysmë të rrënuar, ish-banesa e igumenit. Që në fillimet e lirisë së besimit, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, filloi ringritja e tij, krahas ndërtimit të shkollës Theologjike. Për këtë u ndërtua edhe degëzimi i rrugës nga fusha në kodrën e Manastirit.

Banesa e murgve, është dykatëshe, me sipërfaqe 312 m2 çdo kat. Në katin e sipërm ka 11 dhoma fjetjeje, të plotësuara me shërbimet hidrosanitare e kuzhinë, kurse i poshtmi ka garazhd, kaldajë dhe magazinë.

Banesa e Igumenit u rrënua pas prishjes së Manastirit, pasi besimi i madh që kishin njerëzit tek vendi i shenjtë bëri të dështonin përpjekjat për ta përdorur për qëllime të tjera. Me ringritjen e Manastirit, u projektua nga zyra Teknike e KOASH edhe rikonstruksioni i plotë i asaj ç’kishte mbetur nga godina, e cila sot ka mbaruar plotësisht.

Kisha e Shën Vlashit u shkatërrua plotësisht deri në themel. Ajo ka një projekt të tipit monastik, me kryq të bredashkruar. Hapësira modelohet në dy pjesë kryesore në dy kupola; njëra qendrore dhe më e lartë. Kisha ka përmasat 13×22 m, me pikën më të lartë 12 m në kupolë. Hyrja bëhet nga ana ballore dhe nga të dyja anët, të gjitha nën një arkadë, që vesh pjesën më të madhe të perimetrit. Element i qenësishëm është dhe pjesa e poshtme, e trajtuar si pagëzimore e kishëz.

Daniel Skënderi