EmailFacebookKontakt

Pjesëmarrje e Kishës në 850-vjetorin e qytetit të Moskës

Kisha orthodhokse Ruse mori pjesë aktive në celebrimet me rastin e 850-vjetorit të themelimit të qytetit të Moskës (3-4 shtator). Ky pesëvjetor u përcaktua nga Sinodi i Shenjtë si festë fetare zyrtare dhe një shërbesë e veçantë Dhoksologjie u krye në rreth 300 kishat orthodhokse të kryeqytetit.

Në këtë rast, Patriku Aleksej publikoi një deklaratë, në të cilën kujton rolin historik të qytetit të Moskës në formimin e ndërgjegjes kombëtare dhe fetare të popullit rus, duke vënë në dukje shembujt e lidhjes së pashkatërrueshme midis kishës dhe qytetit. “Sot, në kryeqytetin tonë, jeta ekleziale rinis, traditat e bamirësisë së vjetër moskovite rivendosen. Objektet e kultit me rëndësi kombëtare i rikthehen Kishës. Katedralja madhështore e Krishtit Shpëtimtar, ky simbol i ringjalljes të Rusisë së Shenjtë, rigjen madhështinë e saj. Dhëntë Perëndia, qe rikthimi i moskovitëve dhe gjithë popullit tonë në rrugën e besimit të të parëve, në rrugën e Krishtit, të jetë i vendosur dhe i sinqertë, në mënyrë që çdo njeri nga ne të lavdërojë Perëndinë në fjalët e veprimet e tij, në zemrën dhe shpirtin e tij”, thuhet në deklaratën e Patrikut.