Zyra e “Diaconia Agapes” (Shërbimi i dashurisë) i KOASH, zhvilloi një program të gjerë ndihme e asistence për familjet e varfëra në ditët më të vështira të krizës që kaloi vendi ynë, nga marsi – në korrik. Një bilanc i përmbledhur i kësaj veprimtarie është:
– U ndihmuan më shumë se 15 mijë familje
– U shpërndanë më shumë se 200 t ushqime në pako 12,5 kg.
– Programi preku 8 rrethe me më shumë probleme, ku u shpërndanë ndihma në 54 qendra të ndryshme.
– Çdo ditë u shpërndanë mesatarisht 5 t ushqime.
– Kjo u realizua me 50 dërgesa të shoqëruara nga forcat e Albës, që i përkisnin 7 vendeve të ndryshme.
– U përshkuan më shumë se 17 mijë km rrugë.
– Vetëm dy agjensi joqeveritare, një nga të cilat ishte Diaconia e Agapes e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, shpërndanë gjatë krizës ndihma drejtpërdrejt tek njerëzit.
Në foto: Çast nga shpërndarja e ndihmave në momente më të “nxehta” me mbështetjen e ushtarëve të forcës shumëkombëshe.