Në një letër drejtuar Kryepiskopit Anastas, drejtori i spitalit, z. Mihal Noçka, ndër të tjera shkruan:
Nëpërmjet kësaj letre shprehim falenderimet tona dhe shpresojmë se ndihma e juaj, jo vetëm morale, por dhe materiale (në qumësht dhe vaj) dhënë spitalit të Durrësit në 22 gusht, do të na shoqërojë në punën tonë të përditshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve tanë.
Edhe një herë shprehim falenderimet tona.
Zoti ju bekoftë!