Disa herë duhen shprehje të ashpra dhe të befasishme, për t’i treguar me mënyrë energjike njeriut të pabindur të drejtën dhe atë që duhet. Por, këto shprehje, që “edukata” e njerëzve i denon, i ngjajnë një shuplake në fytyrë, për të zgjuar njeriun që i ka rënë të fikët.
Shprehje të tilla energjike dhe jo elegante – sipas njerëzve – mund t’i gjejmë në predikimin e zjarrtë kritikues të profetëve, por edhe brenda në Dhiatën e Re.
Ku tjetër ta vendosim atë thënie me urrejtje të Joann Prodhromit: “Pjella nepërkash, kush ju tregoi juve të ikni prej zemërimit, që ka për të ardhur? (Luka 3,7) ose fjalët “Mjerë Ju…” të njohura prej nesh, të cilat i thotë Zoti kundër shkruesave dhe farisejve.
Nga dashuria e pafund, Zoti përdor këtë gjuhë të hidhur dhe përvëluese për të na shëruar prej mosbindjes dhe dinakërisë sonë.