“Isui u përgjigj, Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, në mos lindtë njeriu prej uji e prej Fryme, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç’ka lindur prej mishit, është mish, edhe ç’ka lindur prej Frymës, është frymë.”
Joan 3:5,6
Të gjithë Ju që dëshironi të Pagëzoheni në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, jeni të lutur të merrni pjesë në katekizëm që organizohet në Kishën e Ungjillëzimit:
Çdo të martë dhe të shtunë ora 17:00 – 18:00
Çdo të mërkurë, në orën 16.00
Ju ftojmë të merrni pjesë në programin e katekizmit me gratë, që nis sërish për të diskutuar fjalën e Perëndisë, që është ushqimi ynë shpirtëror dhe për të folur për detyrën e madhe ierapostolike që na është ngarkuar.