EmailFacebookKontakt

Takim i enorive ruse në Europën Perëndimore

France

Takim i enorive ruse në Europën Perëndimore

Kohët e fundit në Paris u zhvillua një takim pastoral i klerikëve të enorive me origjinë ruse në Europën Perëndimore. Ai u zhvillua në institutin e Shën Serzhit, nën drejtimin e arqiepiskopit Serzh. Gjithsej morën pjesë tre episkopë, 27 priftërinj dhe 7 dhiakonë, si dhe pjesëtarët laikë të këshillit të arqiepiskopatës.

Mbledhja ni dedikua ekzaminimit të një projekti të revizionimit të statutit civil të arqiepiskopatës, si dhe një reflektimi për të ardhmen e këtij grupimi kishtar të lindur nga emigracioni rus, që sot ka një statut pro vizor autonomie në gjirin e Patrikanës Ekumenike.