EmailFacebookKontakt

Përshëndetet kushtetuta e re

Poloni

Përshëndetet kushtetuta e re

Kryetarët e kishave të vogla të Polonisë, ku më e rëndësishmja për nga numri, me 500 mijë besimtarë, është ajo Orthodhokse, përshëndetën rezultatet e referendumit që aprovoi kushtetutën e re të vendit.

Aprovimi i saj ra ndesh me pozicionin e Kishës Katolike polake, që ishte kundër tij (ajo përfshin 95% të 38 milionë polakëve).

Kushtetuta e re garanton barazinë e të gjitha besimeve para ligjit, si dhe u njeh kishave të vogla të njëjtat të drejta, si asaj Katolike.