EmailFacebookKontakt

Kremtohet dita e Shën e Premtes

Me 27 Korrik 1997, qindra besimtarë të ardhur jo vetëm nga Kavaja, por dhe nga Durresi, Tirana etj., mbushën Kishën e vogël të Shen Premtes no fshatin Çetë. Koha e keqe dhe frika e plumbave dhe e krismave, nuk i penguan besimtarët për të kremtuar këtë ditë të dëshmores së madhe.

Kompleksi i krijuar nga të rinj të ardhur nga Kori i Kishës se Shen Gjergjit Durrës dhe nga të rinjtë Kavajas bëri që, nga zëri i tyre të kumbojë jo vetëm kisha e vogël në mes të ullishtave, por jehona e tij të përhapet në të gjithë fshatin. Në këtë kishë të vogël e shumë të vjetër disa pjesë të liturgjisë nga fundi i meshës u kënduan dhe në disa gjuhë të huaja, sipas traditës. Priftërinjtë të shoqëruar nga kori dhe të gjithë besimtarët bënë xhiron tradicionale tre herë rreth kishës. Mandej besimtarët, si për të vazhduar traditën u ulën nën kurorat e ullinjve, për të vazhduar festën në një piknik të vërtetë popullor.

Lluka Tutra