EmailFacebookKontakt

e jashtëzakonshmja

Në Dukat

e jashtëzakonshmja

Situata e vështirë në vend bëri që shumë familje, sidomos nga qytetet e jugut të shpërngulen e të banojnë përkohësisht në fshatra. Dhe në fshatin tonë pati shumë të tilla.

Kjo krijoi një gjendje të veçantë për kishën e vjetër e Shën Dhimitrit në fshatin Dukat të Vlorës. Kisha e mbushur plot me vendas e të ardhur gumëzhiu natyrshëm. Të gjithë vinin rregullisht në orën e caktuar për katekizëm dhe për shërbesat ditore. Një grup nga të rinjtë e ardhur nga qyteti kërkoi të njihej më thellë me Misteret Hyjnore dhe me Paravoli të ndryshme që kishin lexuar në ungjill.

Shpjegimet tona lehtësohen sidomos sepse disponojmë një material të bollshëm të përgatitur në seminarin tonë.

Shumë nga këta të rinj shfaqën dëshirën për t’u pagëzuar, por këshilli u tha të mos nxitohen, por të përgatiten më mirë në kurset e katekizmit dhe sipas dëshirës të pagëzohen në kishën e fshatit ose në të qytetit (Vlorë), ku janë banues të përhershëm.

Veç kësaj, këto aktivitete, siç u shprehën vetë të rinjtë, qenë dhe një “shkëputje” nga gjendja kaotike që kaloi vendi ynë. Pra Zoti dhe në momente të vështira krijon qetësi shpirtërore.

Jeta ecën, njerëzit forcohen.

At Jani Konomi
Seminari Teologjik Durrës.