Në kishën e vjetër të Shën Ilias në Prodan u mblodhën edhe këtë vit besimtarë të shumtë nga fshatrat Prodan, Rehovë e Borovë si dhe një grup i madh nga Erseka. Pavarësisht se ekzistonte situata e veçantë, besimtarët e filluan grumbullimin dhe festimin që në mbrëmje; bënë agripninë herët mëngjes dhe më vonë ndoqën meshën e drejtuar nga At Jovani, ardhur nga Tirana e dhjaku i zonës Anesti. Shoqërimin e shërbesës e bënë psalt Kristaqi, seminarist, dhe psaltët nga Erseka. Predikimin e ditës për popullin në Kishë e mbajti besimtari Vangjush. Pas meshës të gjithë besimtarët u mblodhën jashtë kishës duke treguar ngjarje të së kaluarës, që kishin lidhje me këtë kishë dhe me fenë. Pastaj besimtarët grupe-grupe zbritën në fshat e vajtën për urim tek ata që festonin.