Nektar shpirtëror
Algjarja më e besueshme
Thomas Arnold, autor i një historie trevolumshe të Botës Romake (Vepër klasike), shkruan:
“Për vite studioja historinë e vjetër. Bëja kërkime mbi burimet. Dhe “peshoja” pikpamjet e shkrimtarëve më të rinj, që u okupuan në atë kohë. Si rezultante e studimeve të mia them këtë:
Nuk e di në se egziston – për kërkimtarin pa predispozite – ndonjë ngjarje tjetër në historinë e gjithë njerëzimit, që të jetë bazuar në mënyrë themelore, me dëshmi bindëse dhe të besuara dhe në egzaminime tepër të hollësishme, nga sa është Shenja (d.m.th., varri i zbrazët), që na dha Perëndia, për të provuar se Krishti vërtet vdiq, por edhe u ngjall nga të vdekurit.”
***
Dr. Simon Greenleaf, një nga juristët më të mëdhenj amerikanë, shkroi një libër dedikuar temës: A kanë vlerë juridike dëshmitë e apostujve për ngjalljen e Krishtit?
Konkluzionet e tij janë:
* Përjashtohet, si pa probabilitet nga ana juridike, supozimi që apostujt do të mundnin të qëndronin përgjithmonë të qëndrueshëm në pikëpamjen se Krishti u ngjall, po të mos ishte, jo thjesht ngjarje, por ngjarje e pakontestueshme dhe e lavdishme.
* Ngjallja ishte për apostujt ngjarja aq e njohur dhe e saktë, sa edhe ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre, për të cilat ata nuk kanë dyshim se kanë ndodhur.
* Ngjallja e Krishtit nga ana e provave që shqyrtojnë dhe marrin parasysh gjykata e sotme është ngjarja më e pakonstatueshme e historisë së përbotshme.