Prania e dorës së ngrohtë dhe mendjes së ndritur të Kryebariut tonë të dashur, Kryeepiskopit Anastas nëpërmjet zyrës “Dhiakonia Agapi” e drejtuar nga zonja Penny Deliajani bën që edhe grigja jonë të mos ndihet si ajo delja e humbur.
Për këtë, besimtarët e kësaj enone, ku përfshihen 7 fshatra: Pojani, Shtyllasi, Sopi, Kryegjata, Avalejasi, Sulani dhe Hoxhara e Vjetër, shprehën falenderimet më të mira nga zemra për Kryepiskopin tonë Anastas dhe për përgjegjesen e kësaj zyre humane, të cilët me këto ndihma bënë që besimtarët të ndihen disi të lehtësuar, jo vetëm nga ana ekonomike, por më shumë nga ana shpirtërore. Të gjithë thoshin:
Na braktisi njerëzia, por jo Perëndia.
Pra, besimtarët ndjenë një ngrohtësi shpirtërore nga Kisha.
Këtë nuk e shprehën vetëm të krishterët orthodhoksë, por dhe ata katolikë dhe myslimanë, të cilët u trajtuan me ndihma nga kisha. I gjithë populli i kësaj zone shprehu fjalët më të mira për zotin Klaus Steiner nga Gjermania, si dhe për bersaljerët italianë të misionit Alba, të cilët morën pjesë direkt në shpërndarjen e ndihmave.
Besimtarët e quajtën një sakrificë këtë mision, për arsye të kushteve që po përjeton Shqipëria. Ra në sy urtësia dhe qetësia e popullit të kësaj zone, për të cilën dhe z. Steiner shprehu fjalët më të mira.
Sokrat Lako