Ndër falenderimet e shumta që kanë ardhur për veprat bamirëse të Kishës veçojmë:
Fondacionit “Shën LLuka”
Dua t’u falenderoj në emrin tim personal, të personelit të qendrës dhe të fëmijëve, për ndihmën e dhënë në këtë situatë të vështirë. Më lejoni t’ju them që në këtë situatë të vështirë, kur njeriu ndihet gjithnjë e më i pambrojtur, mbështetja që na jepni Ju është një shpresë për të ecur gjithmonë përpara në shërbimet ndaj njerëzve që kanë nevojë për këto përkrahje.
Duke ju falenderuar dhe një herë me respekt dhe mirënjohje,
Mimoza Gurabardhi
Drejtoreshë e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”
Tiranë
Hirësisë së tij Fort të nderuar, Zotit Janullatos
I Nderuar Hirësi,
Në emrin tim e të personelit të shërbimit, dhe në veçanti të të gjithë të moshuarve të strehuar në këtë institucion, ju falenderojmë nga zemra për ndihmesën e dhënë nga ana juaj për këta të moshuar që prej vitesh janë të strehuar në instituCionin tonë.
Ndihma e dhënë prej jush ndikoi shumë në ngritjen e moralit të këtyre të moshuarve në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë.
Nga zemra e të gjithë të moshuarve, si dhe personeli del urimi për ju hirësi: “Zoti ju dhëntë gjithmonë shëndet dhe jetë të gjatë”.
Me shumë respekt për ju hirësi,
Agim Serani
Drejtor i shtëpisë së të moshuarve. Tiranë