EmailFacebookKontakt

Ndërnenas – Kisha e re e Shën Marisë

Fshati Ndërnenas ndodhet rreth 20 km larg qytetit të Fierit dhe ka rreth 225 familje orthodhokse me rreth 1149 banorë.

Nga kisha e vjetër e fshatit egzistonte vetëm pjesa e ajiodhimës. Gjithë pjesa tjetër, bashkë me këmbanaren i takonte rindërtimit të vitit 1925. Ajo ka qenë një kishë e madhe e tipit bazilik, me tre nefe, me kolona druri dhe me tavan dërrase me kuadrate me ngjyra. Në anën jugperëndimore ndodhej një këmbanare 8-këndëshe. Kisha ishte tepër e dëmtuar dhe me shumë çarje, çatia ishte e kalbur, dhe tjegullat kishin rënë mbi tavan. Në këto kushte ajo qëndronte e mbyllur, sepse ekzistonte rreziku i shembjes.

Objektit fillimisht iu bë një projekt restaurimi dhe firma “Mars 92” e Anastas Pone mori përsipër zbatimin e tij. Me fillimin e punimeve, u konstatua se muret e objektit ishin shumë të dëmtuara dhe se në këmbanare nuk përballonte kryerjen e punimeve shtesë, prandaj me bekimin e Kryepiskopit Anastas, u vendos për ndërtimin e një kishe të re në këtë truall, duke ruajtur ajiodhimën e vjetër. Projekti u bë nga arkitekti z. Alfred Gjini, dhe firma mori përsipër ndërtimin pa ndryshuar vlerën e preventivit të parë (mbi 10 milione lekë).

Përmasat e kishës janë: 16.5 m. Lartësia e saj është… m, kurse e këmbanares 15.5… Kisha ka një pronë të madhe që ndodhet në një pyll me dafina, i cili më parë ka shërbyer si… burim financiar.

Në këtë kishë aktualisht shërben At Aristidh Ziu.

Zyra e shërbimit shpirtëror

Në foto: (majtas) Kisha e vjetër dhe (djathtas) Kisha e re e rindërtuar e Ndërnenasit.