RUMANI
Do të transferohet lipsani i Shenjtores
Lipsani i Shën Thedhorës, një murgeshë rumune e shek. XVII, që ishte ruajtur deri tani në Ukrahinë, do t’i kthehet Kishës Orthodhokse Rumune. Ky ishte përfundimi i një akordi ndërmjet Patrikanës Rumune dhe Kishës Orthodhokse të Ukrainës, që varet kanonikisht nga Patrikana Moskës.
Lipsani i shenjtë ishte ruajtur deri tani në një galeri të nëndheshme të manastirit të Grottes, në Kiev, një nga vendet më të rëndësishme të monakizmit orthodhoks në Evropën Lindore. Lipsani do të kthehet në Rumani dhe do të vendoset solemnisht në vjeshtën e ardhshme në Manastirin e Sihlas, në prani të Patrikut Ekumenik dhe Patrikut të Rumanisë.
E kanonizuar nga Kisha Rumune në vitin 1929, Shën Theodhora Kuvioasa, ishte një murgeshë e shek. XVII, e nderuar si një “Mari Egjyptiane e vërtetë në tokën rumune”. Ajo i kaloi 30 vjetët e fundit të jetës e tërhequr në një shpellë në Sihla, në verilindje të Rumanisë.